Tentoi të kalojë armë zjarri drejt Shqipërisë, arrestohet kosovari

772
Një rast i trafikimit të armëve të zjarrit është goditur nga policia kufitare shqiptare në Morinë.
Sigal

44 vjeçari nga Kosova Hamdi Mavriqi u vu në pranga pasi tentoi të fusë 3 pistoleta në drejtim të Shqipërisë.

Sipas policisë kufitare Hamdi Mavriqi, 44 vjeç, banues në  Prishtinë, u paraqit në sportelin në hyrje të pikës së Morinës, me mjetin e tij tip “Seat”, dhe u përzgjodh për kontroll më të detajuar në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit fizik, poshtë xhupit ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale , 3 armë zjarri Pistoletë, tip “Glock”, 25 fishekë.

Armët e zjarrit, municioni luftarak si dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të shtetasit Hamdi Mavriqi, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”,  parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.