Tensionohet situata tek “Petro Nini”, familjarët ” luftë” me përmbarimin për banesën e tyre

736
Sigal

Një situatë e tensionuar po ndodh pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë.

Prej disa orësh tre familje nuk lejojnë përfaqësues të Zyrës së Përmbarimit ndodhen aty për të ekzekutuar vendimin e gjykatës i cili është në favor të Aleksandër Gavocit (Shenim: Këtë emër e japin familjarët) dhe 3 familjet duhet të lirojnë banesat.

Banorët nuk pranojnë të largohen nga banesa pasi thonë se vendimi i Gjykatës i cili i nxjerr jashtë ata është marrë me dokumente të falsifikuara.

Po ashtu ata akuzojnë Aleskandër Gavocin për shkelje kontrate. Sipas tyre ai u ka premtuar apartamente për të jetuar dhe kompensim për 230 metra katror, por kjo nuk ka ndodhur dhe ai vetëm i gënjen.

Situata po ndodh në vijim e sipër dhe shumë detaje janë ende të paqarta, por nga ato që thonë familjarët është se ata janë mashtruar nga Gavoci.

Ajo që e bën më të rëndë situatën është dhe prania e fëmijëve të cilët vërtet janë traumatizuar nga kjo situatë.