Tensionohet situata para parlamentit

447
Sigal

Protesta e opozitës është zhvendosur tek parlamenti.

Tym e kapsolla tek parlamenti, ku është krijuar një situatë e tensionuar.

Protestuesit dhe kreu i PD kanë marshuar nga bulevardit tek Kryeministria për të shkuar tek rruga para parlamentit.

Ndërkohë që policia ka marrë masat e saj. Një numër i madh efektivësh janë rreshtuar para hyrjes së parlamentit. Kujtojmë se policia nuk i ka dhënë leje opozitës të zhvendosë protestën e saj.

Gazetarët në terren, tregojnë se situata është e ndezur. Protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe tymuese por nuk ka përplasje. Ndërkohë që FNSH-të janë në gatishmëri ashtu si botet e ujit.