Tensionet tek Astiri, IKMT: 33 objektet do të shemben brenda ditës së sotme

101

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT, njofton deri më tani janë prishur 24 objekte nga 33 që parashikohen të përfundojnë brenda ditës së sotme.

“Prej mëngjesit te sotëm IKMT ka nisur prishjen e 33 objekteve ne zonën e “Astir”. Deri në këto momente janë prishur 24 objekte, prej të cilave 8 objekte 2 katëshe, 4 tre katëshe dhe 12 nje katëshe. Objektet e tjera janë në proces dhe do te prishen të gjitha brenda ditës së sotme”, shkruan IKMT.