Tensione në Kuvendin e Kosovës, “Vetëvendosja” bojkoton seancën

55
Ka nisur me përplasje seanca e sotme plenare në Kosovë. Mësohet se Lëvizja ‘Vetëvendosje’ ka ‘zbarkuar’ para foltores së Kuvendit me një parullë ku shkruhet ‘Drejtësi’ sa i takon çështjes për vdekjen e dyshuar të aktivistit të tyre, Astrit Dehari.

VV kërkoi që kjo çështje të futet në seancën e sotme. Kërkesa e Vetëvendosjes u mbështet nga 25 deputet, 16 votuan kundër ndërsa 4 të tjerë abstenuan.

Pas Lëvizjes Vetëvendosje, edhe AAK e NISMA, në shenjë proteste bojkotuan vazhdimin e seancës.