Tension i madh në protestën e banorëve në Laknas

624
Sigal

Janë tensionuar situatat gjatë protestës së banorëve në Laknas.

Dy banore kanë humbur ndjenjat, mamaja dhe e bija janë në gjendje të rëndë.

Vajza duke pare mamanë në gjendje të rëndë ka humbur ndjenjat.

Ambulanca ka mbërritur me shumë vonesë në vendngjarje.

Banorët e zonës së Laknasit në Kamëz janë ngritur ditën e sotme në një protestë për mbrotjen e zonës së pyllëzuar në afërsi të banesave të tyre.

Sipas tyre, aty kanë vendosur që të ndërtojnë një thertore derrash.

Dy automjete nga firmat e policisë private janë të pranishme në vendngjarje, ndërkohë që veç policisë së shtetit kanë mbërritur dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.