Tenori Hushi: Hedhin baltë mbi figurën time sepse fola sinqerisht për klasën politike

117
Tenori Agim Hushi ka reagur sërish ndaj të gjithë atyre që e kanë akuzuar për deklaratën e bërë ku u shpreh ashpër mbi klasën politike shqiptare kriminele dhe se popullin shqiptar e kishte zënë gjumi. 
Përmes një postimi në rrjetin social, Hushi shprehet I habitur sesi një postim personal për miqtë e tij u kthye në një agresion të verbër I cili hedh baltë mbi figurën e tij. “Instikti I gjykimit ballkanik” shpehet më tej tenori I shquar ka dalë në pah dhe kësaj rradhe. Më tej Hushi vazhdon me një falenderim për miqtë që e kanë përkrahur dhe dalë për zot përballë shpifjeve, injorancës dhe fyerjeve. Ndërkohë Hushi përfundon duke bërë të ditur se ka takuar miqtë e tij të komunitetit shqiptar në Sydney. 
Reagimi I tenorit: 
Te dashur miq 
Eshte e pabesueshme e gjitha kjo!
Nuk mund ta besoj akoma se si nje postim personal per miqt e mi, me dashurine dhe reagimin e natyrshem njerzor te kthehet ne nje agresion te verber, ku mungesa e arsyes, cmira e zeze dhe instikte te nje gjykimi balkanik te hedhin balte mbi nje njeri dhe jeten e tij pa asnje shkak ose per shkakun e vetem se foli sinqerisht per nje klase politike qe po e bente te ikte ate dhe mijra bij dhe bija te tjere 
Nje shoqeri qe nuk ngurron te hedh balte vetem se ka lexuar gazeten, bile arrine deri aty sa qe nje “filozof” shkruante se kisha peshtyre atdheun megjithse kur e pyeta ma trego ku e paskam bere kete mu pergjigj se nuk e kam bere; nje “gazetare” me quan Gimo dhe “len pushimet” pse paskam thene qe me vjen turp qe jam bashkombas me hajdutet e popullit tim, paskam bere tradheti pse me dhemb qe populli im eshte perdorur nga politika!
Po te ishte ndryshe kush e mbane kete klase politike mbi koke?
Nderkoh mijra emijra mesazhe mbushen inboxin tim me suport dhe dashuri. Nuk gjej fjale si ti falenderoj. 
Por do te doja qe dhe ata qe ndoqen turmen dhe me “mallkuan”, te rishikojne me qetesi fjalet e mija dhe ta kuptojne se jane fjale qe i thone shqiptaret cdo 
dite. Sdo doja kurre te zhgenjeja njeri por sme interesojne fare pasi gjithe jeten jam ndeshur me ziliqaret, cmirezinjt dhe njerzit e lindur me sindromen e tmerrit kur dikush ecen me kembet e tij dhe prek suksesin! Nuk jam une natyrisht shkak i vrerit te tyre, as zeri im nese braktiset plazhi ne Shqiperi apo sepse kthehem une te jetoj ne Sydney. 
Ju siguroj se fyrjet e tyre jo vetem qe sme thyejnr por me lartesojne dhe me bejne krenar se vertet une vlej…
Nderkoh mund tju them se me miqt e mije te komunitetit shqiptar ketu ne Sydney jam takuar me mall dhe me nostalgjine e miqve 20 vjecare! Familja Ramadani, nje familje e shkelqyer me tradita keto dit me ka ndejtur kaq prane dhe suporti i tyre vellazror me ka bere te ndihem si kurre me pare krenar per gjithcka kam bere dhe arritur!