Tenderxhiut të “rrugëve vrasëse” Dashamir Xhika, i njoftohet akuza e prangosjes

85
Burime nga Prokuroria e Përgjithshme, bëjnë me dije se organi i akuzës ka mbyllur hetimet e dosjes “Xhika”, për denoncimin e bërë prej KLSH, lidhur me abuzimet e rënda financiare me tenderët e rrugëve dhe akuzimet teknike të bëra me projektet e rrugëve, gjatë zbatimit dhe nisjes së punimeve, duke lejuar devijime, copëzime, ndërhyrje teknike e fizike në projekte dhe duke eliminuar shumë elementë sigurie e sinjalistike të rrugës, sidomos mbi e nën kalimet dhe mbrojtëset e anësore. Denoncimit të bërë prej KLSH, i është bashkëngjitur edhe dosja e aksidenti tragjik të aksit Kavajë-Rrogozhinë, ku humbën jetën 2 fëmijë 3 e 5 vjeç. Nisur prej provave të shumta e faktuar shkresërisht dhe me dëshmitë e 3 zyrtarëve të rrugëve të arrestuar 24 orë pas aksidentit tragjik, prokuroria ka “ftuar” disa ditë më parë për “disa sqarime” drejtorin e rrugëve dashamir Xhika, si personi urdhërues, drejtues e vendim-marrës për procedurat e tenderëve dhe zbatimin e projekteve të rrugëve. sipas burimeve nga prokuroria, drejtori Xhika është thirrur disa herë në prokurori, por nuk është paraqitur duke iu shmangur me “ndërhyrje” të ministrit Haxhinasto, ndërhyrje mbrojtëse e shmangësh, të cilat nuk kanë vazhduar gjatë, mbasi dosja është mbyllur dhe duhet çuar për gjykim.

 Mësohet se ka pasur tentative e joshje për të konservuar dosjen “Xhika” duke e skeduar si të mbyllur për mungesë provash e lidhjesh të tij me faktet abzuive që ka denoncuar KLSH, me 134 denoncimet faktike madje edhe me zë e më figurë që kanë bërë firmat ndërtuese viktima të pazareve të dyshes Haxhinasto-Xhika me tenderët e rrugëve, si dhe në dosjen e fundit “Tragjedia e Rrogozhinë”, ku drejtori Xhika është personazh kryesor urdhërues nën hetim. tashmë, Xhika është futur në “derën” e prokurorisë është ulur në karrigen e rrëfimit të mëkateve. Me mendimin se do të mbrohet prej Haxhinastos së përlyer po aq sa ai me rrugët por edhe në koncesione e afera të tjera me infrastrukturën dhe transportin, drejtori Xhika ka menduar se në prokurori e kanë ftuar “për kafe”, por është gjendur përballë njoftimit të akuzës dhe kërkesës për të shpjeguar të provat e skeduara prej organit të akuzës. Denoncimet e shumta të bëra prej gazetës “Telegraf”, lidhur me veprimtarinë kriminale ekonomike financiare me pasojë krim njerëzor të inskenuar dhe realizuar me veprime e mos veprime me tenderët dhe (mos)zbatimin e projekteve të rrugëve prej bandës “Haxhinasto-Xhika”, u konfirmuan me aksidentin e ndodhur ditët e fundit në Kavajë, Peqin, Gramsh, Elbasan, Burrel, Shkozet, Levan, Durrës, Vlorë, Korçë.
Në dosje edhe 213 paditë e bëra nga shoqëritë e sigurimeve kundër drejtorit Xhika, për aksidentet prej rrugëve të pa sigurta
Ka një fakt skandaloz me të cilin duhet të merret drejtës urgjent. E kemi fjalën për konfliktin gjyqësor që vazhdon mes drejtorisë së rrugëve dhe shoqërive të sigurimeve, këto të fundit, kërkojnë dëmshpërblime prej drejtorisë së rrugëve, mbasi e akuzojnë si shkaktar të aksidenteve që ndodhin përditë në rrugët e Shqipërisë. Shoqëritë e sigurimeve, 213 padi kundër drejtorit Xhika, për aksidentet prej rrugëve të pa sigurta. Skandali është ky: shoqëritë e sigurimeve detyrohen të paguajnë vlera automjetesh e shpenzime shëndetësore për rastet e aksidenteve, ndërkohë që aksidentet nuk ndodhin për shkelje rrugore të drejtuesve të mjeteve, por për shkak të pasigurisë rrugore që shkaktohen prej rrugëve të ndërtuar me shkelje projekti dhe me cilësi të dobët. 
Ja disa nga provat financiare që denoncuar KLSH
Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti I : 12,795,657 lekë (pa TVSH)
Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti II 34,020,400 lekë (pa TVSH)
Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti III 31,907,250 lekë (pa TVSH)
Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti IV 13,480,615 lekë (pa TVSH)
Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti V 12, 396,044 lekë (pa TVSH)
Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti VI 14,135,020 lekë (pa TVSH)
Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti VII 55,016,640 lekë (pa TVSH)
Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti VIII 29,892,777 lekë (pa TVSH)
Segmenti By Pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë Loti IX 63,480,045 lekë (pa TVSH)
Segmenti By Pass Plepa-Kavajë – Rrogozhinë Loti X 14,666,245 lekë (pa TVSH)