Tenderi prej 500 mijë eurosh, i paracaktuar për fituesin

562
Sigal

Shtyhet tenderi për restaurimin e Kinostudios, reagojnë subjektet konkurruese

Dokumentacioni ligjor dhe teknik si dhe hartimi i dokumenteve për pjesëmarrësit në prokurimin publik është përgatitur që në kohën kur ministër ka qenë Aldo Bumçi. Për këtë tender ka pasur shumë ankesa nga pjesëmarrësit dhe disa prej tyre kanë dërguar letra në strukturat e larta të shtetit. Duke botuar një pjesë të këtyre ankesave, “Telegraf” është e hapur për të gjitha opsionet pro dhe kundër mënyrës se si po zhvillohet ky tender. Më poshtë po japim një prej ankesave të firmës pjesëmarrëse, shoqëria “TPLANI”sh.p.k  për pakënaqësinë ndaj këtij tenderi.

Ankesë e Shoqërisë “TPLANI”sh.p.

Drejtuar :  Z.Visar ZHITI  Ministër i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, për dijeni: Kryetarit Të Komosionit të Tenderit në Albafilm, për dijeni: Z.Murat MEHMETI Sekretarit të Përgjithshëm të MTKRS-së REPUBLIKA E SHQIPERISE

Për dijeni: Z.Arbër KADIA Drejtor Për Trashëgiminë Kulturore në MTKRS

Z.Ministër po ju drejtohem me këtë ankesë për t’ju vënë në dijeni mbi prokurimin që z.Fatmir MUSAJ, drejtor i Albafilm po bën për restaurimin e Godinës e ish- Konistudio Shqipëria e Re ( Monument Kulture i kategorisë së II dhe që mbrohet me ligj nga Qeveria Shqiptare e mbi të gjitha nga Ministria Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve).  .

Më datën 15.04.2013 në buletinin nr 15 e përjavshëm që Agjencia e Prokurimit Publik ( APP ) shpall në faqen zyrtare të saj, www.app.gov.al tenderin për  “Restaurimi dhe rikonstruksioni i kompleksit të ish “Kinostudio Shqipëria e Re”, objekt Monument Kulture kategoria e II dhe ndodhet në Rr. “Aleksandër Moisiu”, Nr. 76, ish- Kinostudio,

Tiranë me Fondi limit i vënë në dispozicion është 63,716,848.03 lekë pa TVSH.

Dokumentet standarde të restaurimit mund të tërhiqen pranë institucionit

në bazë të kërkesës me shkrim dhe kundrejt një çmimi prej 7.000 lekë ( te reja). Pas tërheqjes së dokumentacionit standard dhe leximit të tyre me vëmendje konstatova shumë parregullsi shkelje dhe diskriminim të operatorëve që janë të licencuar për restaurim, ku dukej qartë që pikat kualifikuese janë vendosur për një qëllim të vetëm dhënien e këtij tenderi Shoqërisë R&T

                 BAZA

Në dokumentet standarde shkruhet që nr punonjësve të siguruar të jetë mbi 40 punonjës çka rezulton se asnjë shoqëri tjetër restaurimi nuk i ka përveç R&T si dhe shoqërisë “Gjukuria”, e cila në të gjithë tenderët futet si firmë mbështetëse ndaj R&T.

Tjetër pikë ishte certifikatat ISO 14001 – 2009, gjë që nuk rezulton të jetë korrekte, sepse për një certifikatë të tillë të paktën duhet të kesh një kontratë të ngjashme punimesh me institucionet shtetërore mbi 2 milion euro (çka nuk ka pas restaurim 2 milion euro ndonjëherë në një kontratë të vetme )

Certifikatës ISO 14001:2005 nuk rezulton në asnjë kërkesë në dokumentet standarde të restaurimit, miratuar në ligjin për trashëgiminë kulturore ( Ligji  Nr 9048 )  Po ashtu është edhe një tjetër pikë si p.sh: Operatori duhet të jetë në zotërim të certifikatës BS OHSAS  18001:2007, të standardit ndërkombëtar të menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë, lëshuar nga institucionet zyrtare të akredituara për këtë qëllim. Certifikata kërkohet të jetë e vlefshme në kohën e zhvillimit të tenderit.

-Edhe kjo pikë nuk rezulton në asnjë vend në ligjin për restaurimin.

Tjetër pikë është në licencën që jepet nga Ministria e Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit (bëhet fjalë për pikat) :

Licenca profesionale e shoqërisë me kategorinë:

•     NP-1/C

•     NP-2/G

•     NP-3/F

•     NP-11/C

•     NS-1/A

•     NS-2/B

•     NS-3/A

•     NS-4/E,

•     NS-12/C

•     NS-13/C

•     NS-14/D

Në licencat që Ministria e Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit lëshon germat ndahen sipas punëve dhe çdo germë ka vlerën e punës, ku në rastin konkret që po flasim “Albafilm” ka vendosur germat që nuk i korrespondojnë shumave që këta tenderojnë, e cila është  63,716,848.03 lekë pa TVSH, e mbi të gjitha po flasim për Restaurimin e një vepre të Trashëgimisë Kulturore të  Kategorisë së II, e jo për rikonstruksione e punë civile siç bëhen zakonisht.

 Në licencat e Ministrisë së Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit thuhet shprehimisht:

Germat

A ———-0 – 20      milion leke

B ———-21 – 50

C ———-51 – 100

D ———-101 – 200

E ———-201 – 400

F ———-401 – 800

G ———-mbi – 800

Z.Ministër ky tender duket qartë që i parapërcaktuar që t’i jepet shoqërisë R&T, pasi asnjë nga kriteret kualifikuese nuk është në përputhje me ligjin e restaurimit dhe që pikat janë vendosur nga njerëz të papërgjegjshëm dhe aspak profesional në këtë detyrë, ku duken qartë shkeljet njëkohësisht edhe abuzimi me detyrën, çka do të dërgojë në një humbje të madhe ekonomike (ku nuk përjashtohet edhe rastet korruptive). Jemi në pritje të  një përgjigje nga ana juaj si dhe vendosjen e pikave të dokumenteve standarde nga MTKRS, po ashtu njëkohësisht edhe Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ( KVO ) të miratohet nga MTKRS, ku t’u jepet mundësi edhe shoqërive të tjera restauruese të marrin pjesë në këtë tender publik dhe jo të kthehet në një pazar nga drejtuesi i Institucionit.

                                                 D R E J T O R I  J U R I D IK

                                        SHOQERIA “TPLANI”sh.p.k

                                                       Xaje SINANI

Edicioni i 10-të i Kampit rajonal të Restaurimit

 Në Gjirokastër nga datat 20 prill – 4 maj 2013, u realizua “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” me mbështetjen e Drejtorisë Rajonale e Kulturës Kombëtare, Gjirokastër, Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Qendrës Historike te Gjirokastrës, Instituti i Monumenteve të Kulturës, Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe pronarët e monumenteve është gati për të nisur edicionin e 10-të të Kampit Rajonal të Restaurimit, i cili këtë vit do të presë 36 profesionistë të rinj nga Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Maqedonia, Kosova, Serbia dhe Shqipëria. Këta profesionistë të rinj nga Ballkani do të përjetojnë gjatë 14 ditëve të Kampit eksperienca shumë të vlefshme, duke filluar nga prezantimet e ligjëruesve të njohur nga Mbretëria e Bashkuar, Italia, Greqia, Suedia si dhe të specialistëve të njohur shqiptarë. Gjatë ditëve të Kampit, pjesëmarrësit do të përfshihen gjithashtu në riparimet e 5 monumenteve të kulturës në Gjirokastër. Gjatë punës ata do të udhëhiqen nga mjeshtërit vendas në bashkëpunim me mjeshtër nga Kosova. Qëllimi i Kampit është që t’u jap mundësinë profesionistëve të rinj të njohin njëri-tjetrin, të zbulojnë teknikat dhe materialet tradicionale të ndërtimit, duke i përdorur ato në shërbim të ruajtjes së autenticitetit të monumenteve. Filozofia e kësaj mënyre pune mbështetet në rritjen e ndërgjegjësimit mbi praktikat e mira të restaurimit si dhe promovimin e tyre nëpërmjet mjeshtërve të vjetër që u transmetojnë dijen profesionistëve të rinj në sajë të punëve praktike që përfshijnë një gamë të gjerë aktivitetesh, që nga studimi i monumentit deri tek teknikat e rafinuara të riparimit. Këtë here 5 monumentet, ku do të punojnë pjesëmarrësit e Kampit do të jenë shtëpitë e Skëndulajve, Babametove dhe Muhedinëve, të dyja monumente të Kategorisë së Parë, si dhe shtëpitë  e Sinanajve dhe Kokobobo, të dyja monumente të Kategorisë së Dytë. Riparimet që do të bëhen në këto shtëpi janë sugjeruar nga pronarët e tyre dhe nga zyra e DRKK në Gjirokastër, duke pasur parasysh kryerjen e ndërhyrjeve më emergjente që kërkojnë secili nga këto 5 monumente. Ky Kamp i dhjetë i Restaurimit është rezultati i një traditë 6-vjeçare të organizmit të këtij lloji aktiviteti edukativ në Shqipëri. Por këtë vit, për herë të pare, Kampi Rajonal i Restaurimit, një model i zhvilluar në Gjirokastër, do të zbatohet dhe në Serbi, Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinë. Gjithsej ky vit do të ketë 6 kampe, 4 në vendet e sipërpërmendura dhe dy në Shqipëri. Për Kampet në Shqipëri, Trashëgimia Kulturore pa Kufij i organizon ato në bashkëpunim me DRKK Gjirokastër, ZAKGJ, IMK dhe MKRS dhe financohen nga mbështetja Suedeze për zhvillim me fondet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Suedisë.