Tender fiktiv në QSUT, për 7 muaj jepen 1.4 miliardë lekë për mirëmbajtje pajisjesh që lihen qëllimisht pa punë

640
Ka një skandal tjetër korruptimi financiar me tenderët dhe koncesionet në shëndetësinë shqiptare, të cilët jo vetëm nuk po ndalen e nuk po ndëshkohen as nga kryeministri dhe as po hetohen nga drejtësia, por po vazhdojnë të zhvillohen më pasivisht e me procedura të përshpejtuara, tamam si në fund mandati pushteti, me mendësinë hajdutërore të plaçiktësit në ikje, që mendon: “Të marrim sa të mundemi, se nuk i dihet a na votojnë me 1 milionë shuplakat”. Këtë herë, abuzimi me fondet publike dhe taksat e shqiptarëve ka zbritur në zyrat e Qendrës Spitalore Universitare-Tiranë, prej të cilës është zhvilluar një tender “i çuditshëm” në miliarda lekë. 

Sipas njoftimit zyrtar, bërë në “Buletini i prokurimeve Publike” Nr. 19 datë 16 Maj 2016, thuhet se ky tender është zhvilluar me garë mes firmash, por që nuk ka as emra firmash garuese e as firma të skualifikuara gjatë garës! Burime nga brenda zyrave të kupolës së QSUT, konfirmojnë se tenderi u bë formalisht pa garë e pa firma të skualifikuara, me “porosi” të ministrit Ilir Beqja dhe me firmë e vulë të drejtorisë së QSUT-Tiranë. Tenderi është trajtuar si një “Plaçkë Manastiri”, duke u ndarë në 2 “thela”. Më saktë, 63 “lotet” e tenderit janë zhvilluar në data të ndryshme, por në to kanë marrë pjesë vetëm dy firma dhe “lotet” janë ndarë mes dy firmave që morën pjesë në tender, duke luajtur “poker” me gjoja “mungesë dokumentesh në dosje”, ndërkohë që tenderi është i njëjti, firmat janë të njëjtat, por në “lotet” që njëra frimë “nuk ka fituar”, ajo gjoja nuk ka pasur dokumentet në rregull, ndërsa për “lotet” që “ka fituar” i kanë pasur dokumentet në rregull, paçka se sipas ligjit, firmat paraqiten në tender me një palë dokumente! Mirëpo edhe ky tender në vlerë mbi 1.4 miliardë lekë, vërteton denoncimet e faktuara që ka bërë gazeta “Telegraf” lidhur me tenderët që zhvillohen në shëndetësi sipas modelit “Beqja”, të cilët bëhen fiktivisht jo për të ofruar e modernizuar shërbime ndaj popullatës, por për mbushur me miliona euro “depot” e shefave të mjekësisë e të kupolës së “Rilindjes”. 

Por ky tender ka një “tregues” të veçantë, që lidhet me faktin se përse për një ekzaminim në aparaturat e mjekësisë shqiptare, pacientët nuk e kryejnë dot klinikat dhe pavionet e QSUT-Tiranë e në rrethe, por prej mjekëve dërgohen të bëjnë ekzaminimet mjekësore në aparaturat tek klinikat e tyre private, disa prej të cilave janë prona e aktivitete të shefave të klinikave, të pavioneve, të drejtorëve të spitaleve, të ambulancave, të ish-drejtuesve e drejtuesve të Ministrisë së Shëndetësisë e të familjarëve të deputetëve, ministrave, e politikanëve të lartë! Ky është një tender, që sipas njoftimit të Drejtorisë së QSUT, do të realizoj mbajtjen në gatishmëri e funksionim të plotë të aparaturave mjekësore që bëjnë ekzaminimet dhe shërbimet ndaj pacientëve që “trokasin” e shtrohen për trajtim në QSUT. Por fakti është, se ky është një tender fiktiv që përsëritet çdo vit e çdo ditë të vitit aparaturat mjekësore në QSUT nuk afrojnë shërbim për qytetarët, mbasi u thuhet se janë me defetk e realisht 90% e tyre janë me defekt, ndaj dhe mbi 80% e qytetarëve dërgohen për ekzaminime nga mjekët e infermierët, në klinikat e tyre private, të kolegëve e familjarëve të tyre! 

Në rastin konkret, QSUT u jep dy firmave mbi 1.4 miliardë lekë nga buxheti i shtetit (taksat e shqiptarëve), për të mirëmbajtur aparaturat mjekësore për 7 muaj, pra për periudhën 1 qershor-31 dhjetor 2016! Por rezulton se ky tender është fiktiv, mbasi shumë nga aparaturat që janë përcaktuar për mirëmbajtje janë në gjendje “skrapi”, nuk ekzistojnë fare në QSUT, ose u shkaktohet defet nga vetë firmat mirëmbajtëse me porosi e në Pazar me mjekët, për të çuar pacientët tek klinikat e tyre. Eshtë histori e njohur 25 vjeçare, madje edhe aktuale që në QSUT thonë: “Nuk ka aparaturë, nuk punon pajisja, nuk ka mjkeë specilistë, nuk punon me tension të ulët, presim specialistët e huaj për të riparuar defektin”! Ndërsa miliardat e lekëve jepen me tendera që bëhen cdo 7 muaj e çdo vit, ndërkohë që makineritë qëndrojnë “stok”, ose u krijohen qëllimisht defekte. Tenderi i radhës e ka vlerën 1.4 miliardë lekë taksa shqiptarësh, që jepen me procedura e dosje fiktive, duke ndarë “në thela” për firmat klienteliste dhe për shefat e mjekësisë shqiptare që hedhin firma e vula për këto tendera hajdutëror. Shërbimi i krimit ekonomik duhet të nis urgjent zbardhjen e dosjes së këtij tenderi fiktiv që zhvat miliarda lekë për shërbime fiktive! Ja si janë ndarë 63 “lotet” e këtij tenderi për dy firma që gjoja kanë garuar me njëra-tjetrën, por që e kanë ndarë 1.4 miliardëshin në 2 “thella” mes tyre, pa harruar “racionin” e atyre që akordojnë fondet dhe firmosin tenderët. 
——————– 
Fakt nga “Shëndetësia falas”
Ja sa paguajnë shqiptarët për 14 ndërhyrjeve mjekësore në spitalet shtetërore
1. Otoplastika 22800 lekë 
2. Lipoaspiracion: 45400 lekë 
3. Rinoplastikë 24200 lekë 
4. Shintigrafia e Tiroides: 1638 lekë 
5. Shintigrafia renale statike: 5798 lekë 
6. Shintigrafia dinamike: 6021 lekë 
7. Shintigrafia renale dinamike: 6044 lekë 
8. Shintigrafia renale dinamike: 6050 lekë 
9. Citoshintigrafia direkte: 4131 lekë 
10. Shintigrafia kockore trefazore: 13770 lekë 
11.Shintigrafia kockore (Ëhole body): 14652 lekë
12. Abdominoplastikë-Lifting: 45400 lekë
13. Shintigrafia-citoshintigrafi indirekte: 6044 lekë
14. Shintigrafia renale lasiks: 6044 lekë 
Sigal