Tender 100 milionësh për pemët në prag të Vitit të Ri

846
Jo vetëm pushteti qendror, por edhe pushteti lokal, sidomos në këtë fund viti, u është vërsulur me babëzi të shfrenuar fondeve publike që ka në administrim, por të siguruara nga ta ardhurat prej taksave e pasurive vendore dhe nga fondet e akorduara prej Buxhetit të Shtetit, të cilat në fakt janë fonde që paguhen në formë taksash nga shqiptarët. Kjo babëzi e realizuar “sheshit” me vula shteti e firma kryebashkiakësh lokalë, bëhet “ligjërisht” nëpërmjet blerjeve me tendera, vlera e të cilëve nuk përcaktohet sipas vlerës reale të tregut, por sipas “racioneve” që duhet të marrin ata që urdhërojnë bërjen e tenderit, ata që bëjnë tenderin, ata që pranojnë tenderin si të rregullt dhe firmat që “fitojnë” tenderin e ndajnë “racionet”! Një rast tipik i kësaj babëzie të shfrenuar e të lejuar nga shteti dhe drejtësia, pritet të ndodh realisht në Bashkinë e Kamzës në Tiranë, shpallur publikisht dje, në “Buletinin e Prokurimeve Publike”. Bëhet fjalë për një tender skandaloz. Çfarë zhvillim tenderi, ka firmosur kryebashkiaku i Kamzës, Dr. Xheal Mziu, që me plotë gojën mund të quhet “abuzim deri në çmenduri” e guxim prej “kaçaku xhungle”, me fondet publike? Skandali ka lidhje me përgatitjet dekorative për festimet e Vitit të Ri 2016. Eshtë fjala për blerjen e pemës dekorative të Vitit të Ri 2016, që do të “ngulet” në mes të Kamzës, në qendër të Sheshit “Blu” të kësaj bashkie. Por tenderi për blerjen e pemës dekorative të Vitit të Ri 2016, do të bëhet me fondet e buxhetit të vitit 2015! Sipas njoftimit të shpallur dje në “Buletinin e Prokurimeve Publike”, tenderi për blerjen e pemës së Vitit të Ri 2016 që do të zhvillohet në datën 14 dhjetor 2015. Çudia qëndron në absurdin, që afati i fundit për të realizuar blerjen e pemës së Vitit të Ri 2016, do të jetë data 14 janar 20156, mbasi kështu e përcakton njoftimi publik: Afati i zbatimit të kontratës së blerjes: 30 (tridhjetë)ditë nga shpallja e njoftimit për fituesin e tenderit! të vitit 2015, kap vlerën financiare 79 milionë, 839 mijë e 200 lekë, pa llogaritur taksën 20% TVSH. Në total, vlera e paracaktuar e tenderit të pemës së Vitit të Ri të bashkisë Kamzë, shkon në afro… 100 milionë lekë! Nëse nuk e besoni këtë “çmenduri”, po publikojmë të plotë njoftimin e shpallur prej Bashkisë Kamzë, për zhvillimin e tenderit për blerjen e pemës dekorative të Vitit të Ri 2016. Ky vendim për zhvillim tenderi është publikuar në “Buletinin e Prokurimeve Publike” Nr. 48, datë 7 Dhjetor 2015. Në këtë njoftim, bëhet Bashkia Kamzë njofton se do të blejë pemë dekorative për Vitin e Ri, në vlerën e afro 100 milionë lekëve! Kaq shumë lekë, pra 100 milionë për një pemë të Vitit të Ri, janë sa 30% e vlerës së ndërtimit të një shkolle 9 vjeçare për 300 nxënës, sa 60% e vlerës së një kopshti për 100 fëmijë, sa 70% e kostos së ndërtimit të një çerdheje për 120 fëmijë, sa vlera e 1000 pensioneve pleqërie fshati, sa vlera e 1200 pensioneve mujore invalidi, ose më saktë sa vlera e 4 auto-ambulancave! Sipas “ekspertëve” financiarë të bashkisë Kamzë, vlera e blerjes së 1 peme dekorative për Vitin e Ri, qenka e barabartë sa vlera e blerjes së… 1 pylli në fshatin e kryebashkiakut Mziu në Dibër. Ndërsa Mziu, me vulën si kryebashkiak ka vendosur të blej vetëm… 1 pemë plastike! Sa për krahasim tjetër me të prekshëm, me 100 milionë lekët që do blihet pema e Vitit të Ri, në një nga kompanitë e mishit mund të blihen 10 mijë gjela e t’u jepen dhuratë familjeve në nevojë, ndërkohë që pema e Vitit të Ri nuk ka as 1000 gjethe!
Ja njoftimi zyrtar për zhvillimin e tenderit
BASHKIA KAMËZ 
Autoriteti Kontraktor: Bashkia Kamëz, adresa, nr.tel: Bashkia Kamëz, Blv.”BLU”, Nr. 492, Kamëz.
Procedura e Prokurimit, është: Proçedurë: “Kërkesë për propozim”, elektronike 
Objekti: “Blerje pemë dekorative “2015
Fondi limit pa TVSH: 7.983.920(shtatë milionë e nëntëqind e tetëdhjetë e tremijë e nëntëqind e njëzet) lekë pa tvsh, vënë në dizpozicion nga Të ardhurat për objektin: “Blerje pemë dekorative”&Grantexdonacione etj.
Burimi i financimit: Të ardhura, Shpenzim operativ X&Investim 
Afati: 30 (tridhjetë)ditë. 
Hapja e Ofertave, do të bëhet në datën: 14. 12. 2015 ora: 10.00 Afati i fundit për pranimin e dokumentave: 14. 12. 2015, ora: 10.00.
Sigal