Temperaturat e larta rrisin fluksin e pacientëve në spitale

507
Temperaturat e larta te këtyre ditëve kanë sjelle fluks ne rritje të pacientëve ne shërbimin infektiv ne Qendrën Universitare “Nënë Tereza”. Mjekët thonë se termometri në këto dite vere arriti mbi 40 grade Celsius, duke rritur numrin e pacientëve dy here më të larte se kapaciteti.
Pakujdesia dhe ekspozimi për një kohë të gjatë në diell ka sjellë një numër të lartë të prekurish, te cilët janë trajtuar ne spitalin infektiv ne Tirane. Ne një dite ne këtë institucion shëndetësor paraqiten 130 pacientë qe shënon dhe fluksin më të lartë deri tani.
Si pasojë mjekët rekomandojnë shmangien e ekspozimit në diell gjatë orëve të pikut si dhe konsumimin e lëngjeve dhe ushqimeve të freskëta.
Sigal