Temperaturat e larta, ngordh 90% e farës së midhjes në liqenin e Butrintit

492
Në liqenin e Butrintit rezulton të ketë ngordhur rreth 90 % e farës së midhjes. Shkak për këtë sipas ekspertëve që kultivojnë midhjet në Butrint, është bërë niveli i lartë i temperaturave të regjistruara në ujin e liqenit. I dërguari i Ministrisë së Bujqësisë në këtë zonë, Ardian Xinxo thotë se është bërë matja e temperaturës së ujit të liqenit, e cila ka 38-39 gradë celsius. Sipas Xinxos temperatura e duhur për kultivimin e midhjes është 28ºC. Më tej, Xinxo sqaron se është kërkuar një vend emergjent për transferimin e midhjeve, ndërsa thekson se tashmë është ngritur një ekip do të merret me vlerësimin e dëmeve. I dërguari i Ministrisë së Bujqësisë ndërkaq i kërkon subjekteve që të deklarojnë dëmet e pësuara, duke shtuar se fenomene të tilla kanë ndodhur në disa raste.
Sigal