Temperaturat e larta, nesër më shumë se gjysma e Shqipërisë në rrezik zjarri

412
Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore bën publik territoret më të ekspozuara ndaj rrezikut nga zjarri në pyje.
Sipap këtij buletini të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit Situata më alarmante parashikohet të jetë nesër kur më shumë se gjysma e territorit të Shqipërisë është e ekspozuar nga zjarret.
Përmes një harte përcaktohen si zona më të rrezikshme pjesa kufitare e rretheve Shkodër-Pukë-Lezhë-Mirditë, zona kufitare e rretheve Tiranë-Kavajë-Peqin, rrethi i Mallakastrës dhe rrethet në kufi me të si dhe Gadishulli i Karaburunit dhe Riviera
Pasnesër do të ketë një rënie.
Përsa i përket temperaturat ato do të vijojnë të jenë të larta.
“Një rrezik për popullatën në ditët e ardhshme mbeten temperaturat. Rekomandohet të bëhet kujdes ndaj ekspozimit në diell në orët e mesditës dhe të rritet konsumimi i lëngjeve, për të përballuar më mirë valën e të nxehtit. Nga një vëzhgim në rrugët e Tiranës këtë të martë, qytetarët janë të paktë ndërsa fëmijët dhe të moshuarit nuk shihen të ekspozuar në këtë valë të nxehti”
Sigal