Temperaturat e larta, mjekët apel qytetarëve të tregojnë kujdes

518
Specialistët e mjekësisë japin këshillat e tyre për qytetarët lidhur me të nxehtin afrikan që ka përfshirë Shqipërinë në këto ditë vere me temperaturat e larta, duke i kërkuar që të tregojnë kujdes.
“Të pinë të paktën 2 litra ujë në 24 orë. Ushqimi të jetë me gjera të lëngshme, të evitohen pijet alkoolike, pijet e gazuara, pijet e ëmbla’, shprehen specialistët e shëndetësisë.
Ajo që është rëndësishme të theksohet është që dy janë kategoritë të cilat preken më shumë nga sëmundjet kardiake, ndaj mjekët sygjerojnë më shumë kujdes për ta. Pacientët në moshë të thyer dhe ata kardiopatik, simptomat e tyre mund të kalojnë nga një fazë të stabilizuar në një fazë të destabilizuar.
Gjithashtu, edhe gratë shtatzëna duhet të shmangin ekspozimet në diell nga ora 11 e paradites deri në 18 pasdite’, sqarojnë specialitët. Sakaq, këshillohet konsumi i lëngjeve. 
Sigal