Temperaturat – 20 gradë – Edhe Shqipëria e mesme do të jetë e pllakosur nga ngrica

467
Sigal

Kryeministri Edi Rama
mbledh në zyrën operacionale drejtues të institucioneve për masat që janë marrë
për të përballuar situatën e rënduar të motit.

Shemsi Prençi Drejtori
i Emergjencave Civile bëri këtë raportim:

Emergjencat Civile
paralajmërojnë se reshjet e dëborës do të zbresin deri në lartësinë 200 metra
dhe mundet të prekin edhe zonën bregdetare. Aktualisht sot 1/ 3 e vendit është
e zbardhur

Dy segmente rrugore
janë të bllokuara: Bogë- Theth dhe Pjesa e Vermoshit

Në tre ditë do të kemi
ulje të temperaturave deri në – 20 gradë. Edhe Shqipëria e mesme do të jetë e pllakosur
nga ngrica

Kompanitë kontraktore
nuk kanë kripë mjaftueshmë për të përballuar siutatën, sot janë marrë masa
urgjente për tu furnizuar të gjitha me kripë mjaftueshëm për të përballuar
situatën.

Janë ngritur shtabet e
emergjencave në të gjitha qarqet.