Temperatura të ulëta dhe reshje shiu? Ja surprizat që na servir moti

645
Sigal

Dita e nesërme pritet të karakterizohet nga një mot i vranët, me temperaturat maksimale që pësojnë disa gradë ulje krahasuar me sot, por ku nuk do të mungojnë as reshjet e shiut në disa qarqe të vendit.

Sipas asaj që raporton IGJEUM, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër priten të kenë sasisë më të madhe të reshjeve.

RESHJET

nesër (e premte dt.05) priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet, lokalisht deri mesatare në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e premte dt.05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 17 °C

në vendet e ulëta: 9 / 18 °C

në vendet malore: 4 / 12 °C

ERA

nesër (e premte dt.05) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.