Temperatura të larta? Ja si nis java në vend

539
Sigal

Kjo javë do të nisë me mot të kthjellët dhe me rritje të temperaturave. Njihuni me parashikimin e Institut të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit për ditën e nesërme, e hënë 16 dhjetor 2019.

RESHJET

Nesër (e hënë, dt. 16), në përgjithësi, nuk priten reshje.

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt. 16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 18 °C

në vendet e ulëta: 7 / 18 °C

në vendet malore: 3 / 13 °C

ERA

Nesër (e hënë, dt. 16) era pritet të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare.