Temperatura të larta? Ja parashikimi i motit për sot 27 korrik 2019

594
Sigal

Një tjetër ditë e nxehtë na pret sot.

Moti i kthjellët do të dominojë në pjesën më të madhe të territorit, vranësirat kalimtare në orët e mesditës do të jenë prezente kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era do të jetë nga jugperëndimi – veriperëndimi me shpejtësi 1-10m/s.

Temperaturat parashikohen me një rritje të lehtë në vlerat e mesditës.

Më konkretisht:

vendet malore 16 deri në 32°C

vendet e ulëta 17 deri në 36°C

vendet bregdetare 22 deri në 35°C