Temperatura të larta, i nxehti afrikan mbetet prezent në Ballkan

542
Sigal

I nxehti  afrikano-verior  i cili vazhdon të mbetet prezent në ballkanin juglindor , do të fillojë të tkurret gradualisht në mesin e javës i cili do të japë impakt në vendin tonë dhe Kosovë  duke sjellë   rënie të temperaturave.

Nga data 8 korrik 2019  moti do të jetë me kthjellime dhe shtim të vranësirave në veri të cilat do të pasohen nga rreshje shiu. Era do të  jetë me drejtim  Jugperëndim (SW) me shpejtësi  10 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 4 me lartësivale 0,5–1,5  metër në det të hapur. Temperaturat do të  fillojnë të zbresin gradualisht.

Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore   17/33°C

Zonat e  ulëta  17/36°C

Zonat  bregdetare 21/34°C