Temperatura deri në minus 10°C në këto qytete

652
Sigal

Sot u shënuan temperaturat më të ulëta të këtij dimri. Sipas meteoalb temperatura më e ulët u shënua në Pukë me -10 gradë, ndërkohë -9 gradë është shënuar në Kukës, Bajram Curri, Peshkopi dhe Ersekë.

Në Korçë temperatura u regjistrua me -8 gradë ndërsa në Pogradec -7 gradë Celcius.

Në Shkodër termometri shënoi – 3 gradë Celcius ndërsa në Tiranë u shënua -1 gradë.

Nesër pritet të ketë një rritje me 3 gradë të temperaturave.

Ndërkohë në Europë temperature më e ulët është shënuar në Oslo me dhe Moskë ku termometri shënoi – 12 gradë celcius.