Temperatura deri në 32°C, ja parashikimi i motit për sot 1 Tetor 2019

575
Sigal

Sipas MeteoAlb, edhe sot mbetemi në ndikimin e vlerave të larta barike duke bërë që kthjellime dhe vranësira të lehta të paraqiten në zonat malore, por Ultësira Perëndimore vijon me mot të kthjellët deri në orët e pasdites kur pritet shtim i vranësirave në zonat malore, por pa shi.

Edhe nata parashikohet të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 9°C në zonat malore deri në 32°C në zonat e ulta.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim dy ballë.