Temperatura deri në 18 °C. Parashikimi i motit për ditën e sotme

423
Sigal

Ditën e sotme nuk do të ketë reshje shiu. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit do të ketë rritje të temperaturave në të gjithë vendin.

Parashikimi:

RESHJET

(E hënë, dt. 16), në përgjithësi, nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

(E hënë, dt. 16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 18 °C

në vendet e ulëta: 7 / 18 °C

në vendet malore: 3 / 13 °C

ERA

Sot pasdite (e diel, dt. 15) dhe nesër (e hënë, dt. 16) era pritet të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare.