“Telegraf” merr çmimin, “Gazeta e Vitit”

491
Sigal

Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve Shqiptarë nderon gazetën “Telegraf” me motivacionin  “Gazeta e Vitit”, për kontributin e dhënë në mbrojtje dhe të drejtat e konsumatorëve. Në kuadrin e aktiviteteve të përvitshme ZMK ( Zyra për mbrojtjen e Konsumatorëve ) ka shpërndarë çmimet për periudhën 15 Mars 2013 dhe 15 Mars 2014.  Këto çmime janë ndarë duke patur parasysh  jo vetëm mbështetjen që televizionet, gazetat dhe individët kanë dhënë, por edhe qëndrimin deri në zgjidhje të çështjeve të ngritura. Në këtë vit është dhënë edhe çmimi i veçantë që ka të bëjë me protestën qytetare në mbështetje të konsumatorëve shqiptarë. Ky çmim ju dha protestuesve të Nëntorit 2013, të cilët ishin kundër ardhjes së armëve kimike në Shqipëri.  Gjatë marrjes së çmimit si “Gazeta  e Vitit”, në emër të gazetës “Telegraf”, Drejtori i saj përshëndeti dhe falënderoi ZMK-në dhe kreun e saj, të palodhurin Av.Altin Goxhaj. Drejtori z.Engjëll Musai, premtoi se: “Ky është viti i tretë radhazi që ne marrim çmimin dhe se do jemi vigjilentë e të pakompromentueshëm në mbrojtje të konsumatorëve shqiptarë.