Telefonata vë në lëvizje policinë, efektivët kapin brenda një banese 37-vjeçarin

508
Sigal

Bashkëpunimi me komunitetin ve në pranga 37- vjeçarin që po vidhte një banesë në lagjen “8 Shkurti” Fier.

policia fier

Policia ben me dije se ka arrestuar shtetasin F. K., 37 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, i cili kishte hyre per te vjedhur brenda nje banese.

“Pas marrjes së një telefonate në Sallën Operative në numrin unik 112, se një shtetas i panjohur dyshohet se po vidhte banesën e shtetasit A. V., menjëherë në vendngjarje ka shkuar patrulla e policisë e cila bëri të mundur kapjen në flagrancë të autorit të dyshuar bashkë me 2 aparate celularë të vjedhura”- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Vjedhja”.

“Policia e Fierit falënderon qytetarët për mbështetjen dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të ligjit duke i garantuar anonimatin dhe një reagim në kohë të policisë”- theksohet ne njoftimin e policise.