Teki Koka/ Shteti i sotëm ti kthejë sytë nga ish ushtarakët

559
Padyshim legjislacioni për ushtarakët e FA gjatë tranzicionit ka qenë me tepri për shkakun e reformës pas 1990-s në FA dhe anëtarësimit në NATO të Shqipërisë më 2008-n .Por legjislacioni i votuar për këtë kategori nuk mundet të vlerësohet aspak cilësor e sipas standardeve të BE e NATO sidomos statusi ushtarakut me shumë defekte serioze e padyshim ligji sigurimeve shoqërore e mbrojtjes sociale të ushtarakut të FA të cilat gjatë sundimit berishist kanë qenë shumë diskriminues ,hakmarrës dhe antikushtetues ,prandaj dhe uniformat e vlerësojnë S. Berishën si armikun më të madh gjatë tranzicionit për ushtarakët. Sali Berisha gjatë sundimit tij e si komandant i përgjithshëm për shumë vite ka votuar ligje e ka firmosur vendime kundër ushtarakëve të FA dhe është sjellë njëlloj si diktatorë i vërtetë vetëm për hakmarrje politike pse ushtarakët kundërshtuan e nuk zbatuan urdhrin absurd antikushtetues e aventurës tij për të sulmuar e bombarduar Vlorën në vitin 1997-n ,kur vlonjatët protestonin kundër sundimit tij dhe vjedhjen e kursimeve të jetës tyre të siguruara me shumë sakrifica. Sigurisht pas 25 vite tranzicion uniformat sidomos ish ushtarakët e FA nuk duhet të diskutonin fare për zbatimin e statusit të ushtarakut e mbrojtjes ligjore të tyre dhe më keq akoma për përkeqësim të mbrojtjes sociale dhe mohimin e të drejtave tyre sipas ligjit të statusit të ushtarakut i miratuar në parlament me shumicë votash në Mars 2004-r. Në fakt ka ndodhur e kundërta dhe statusi jo vetëm nuk është zbatuar fare por statusi ushtarakut mundet të konsiderohet i rrëzuar ,pasi dhe të drejtat që përcaktohen me ligj nuk janë zbatuar fare me gjithë premtimet e mëdha dhe kur qeveritë kanë ndryshuar krahët e ngjyrat dhe kur ushtarakët kanë reaguar gjithmonë me mjete demokratike për të fituar të drejtat e tyre por protestat e tyre as nuk janë përfillur e konsideruar fare nga politika e tranzicionit e djathtë e të majtë. Aktualisht zbatimi statusit ushtarakut është skandaloz e shumë shqetësues për uniformat pasi jo vetëm nuk janë zbatuar fare as të drejtat e strehimit, as e drejta e shërbimit shëndetësor falas dhe sidomos mbrojtja sociale. Përkundrazi regjimi berishist i ka diskriminuar e diskredituar padrejtësisht ushtarakët(R) si shërbëtor të regjimit duke kryer një krim njerëzor të qëllimshëm për nënshtrimin e tyre për përdorim elektoral për interesat e politikës puçiste të tranzicionit në Shqipëri pavarësisht se uniformat në demokraci vlerësohen si kategori e veçantë e shoqërisë. 
Pse ligjet e Sali Berishës për ushtarakët duhet rrëzuar ? 
Padyshim arsyet mundet të jenë të shumta por shkaku kryesor është sepse Sali Berisha ka qenë kundërshtari dhe armiku kryesor kundër ushtarakëve pse uniformat nuk zbatuan urdhrin për të bombarduar Vlorën më 1997-n si një urdhër antikushtetues pse vlonjatët po protestonin kundër sundimit tij cili jo vetëm është deklaruar në Parlament më Shkurt 2006 –“ –çfarë statusi kërkojnë ushtarakët “por votoj ligje e firmosi vendime hakmarrëse ndaj tyre por dhe kryerja e rotacionit politik me të majtët në Qershor 2013-s që premtuan zbatimin e statusit për uniformat dhe VGJK (Kushtetuese). Ligjet e Sali Berishës duhet rrëzuar urgjentisht pasi janë ligje hakmarrëse kundër ushtarakëve (R) dhe shkelin hapur parimin kushtetues të sigurisë juridike, të mbrojtjes sociale dhe barazisë ndaj ligjit sidomos.
Pse ligjet e Sali Berishës për ushtarakët janë hakmarrëse ? 
Ligji (Vkm) Berisha –Meksi nr. 222 dt29 /05/ 1992 për gjoja reformë në FA i cili i hodhi në rrugë ushtarakët e FA vetëm me kritere politike. Ligji berishist nr 9481,dt 26/02/2006”Për sig. Shoq . supl. të usht në RSH” pse i diskriminoj ushtarakët e FA duke ulur pensionin deri minimal kur ai punësohej tek privati. Ligji berishist nr 10142,dt15/05/2009, pse i ç’gradoj ushtarakët duke shfuqizuar ligjin nr 9418,dt 15/05/2005”Për sig. shoq. supl. për usht e FA”dhe i shpërblente ushtarakët jo sipas gradave e funksionit por njëlloj si civilët . Aktin normative(ligjin) nr. 5, dt10/11/20011 si ligji më skandal të tranzicionit që rrëzoj dhe statusin e ushtarakut vetëm për hakmarrje politike dhe ulur pensionet për të gjithë ushtarakët e FA vetëm për hakmarrje politike.
Ligjet e Berishës për ushtarakët(R) që duhet rrëzuar !
Padyshim hakmarrja kundër ushtarakëve do të ishte maksimale n.q.s do të sundonte akoma Sali Berisha duke ju hequr fare dhe pensionin suplementar kurse pas rrëzimit të regjimit berishist dhe rotacionit politik në Qershor 2013 me të majtët u krijuan disa mundësi për ushtarakët e FA për të fituar të drejtat e tyre të mohuara për 25 vite nga politika puçiste e tranzicionit e komunistëve R. Alia, F. Nano dhe S.Berisha etj . Por megjithëse kanë kaluar 1.5 vite në qeveri asgjë konkrete pozitive nuk ka ndodhur për për ushtarakët e FA as zbatimin i statusit të ushtarakut,e sidomos zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuse dhe as anulimi i aktit normativ berishist i gjobës politike ndaj ushtarakëve që i shpalli ushtarakët jo vetëm fajtor duke i gjobitur me gjobë por dhe debitor pa asnjë provë prej 1Korrik 2009 .Padyshim pengesa kryesore kundër ushtarakëve për zbatimin e statusit të ka qenë MM dhe Shtabi përgjithshëm ndër vite pas 2005-s sidomos kur ajo është drejtuar nga z. Arben Imami e z. Gjunkshi si shef i shtabit e legalistë të tjerë, të cilët jo vetëm i kanë injoruar e nuk kanë mbështetur asnjëherë kërkesat permanente të shoqatës (SHKULP), përkundrazi hakmarrja vazhdon akoma më keq pasi ministrja Kodheli i ka shpallur “non grata” duke mos lejuar takime fare sidomos me ushtarakët e liruar prej reformës deri dhe kërkesat për vërtetim page e vjetërsi shërbimi. Aktualisht ushtarakët (R) po i kryejnë pranë zyrave postare dhe jo pranë MM si më parë dhe duke paguar. Aktualisht ligjet që duhet të rrëzohen për ushtarakët(R) janë të gjitha ligjet e regjimit berishist prej vitit 2005-2013 sidomos :– Ligji berishist nr. 10142,dt 15/05/2009 si një ligj hakmarrës kundër ushtarakëve, i cili me nenin 31 shfuqizon ligjin nr 9418,dt 15/05/2005”Për sig,shoq.supl. për usht.e FA” dhe shfuqizoj V-9/2007 të Gjykatës Kushtetuese që mbronte statusin e ushtarakut të FA dhe shpërblimin sipas gradave dhe funksionit (detyrës) vetëm për hakmarrje politike kundër uniformave të ushtrisë . – Akti normativ nr 5,dt 10/11/2011 dhe VKM nr 252i,dt 09/02/2011 i miratuar në fund të mandatit para dorëzimit të pushtetit i cili zvogëlon pensionin (PVSH) me 0.5% të pagës referuese mbi 15 vite pune nga 2% që përcakton statusi ushtarakut në 1.5% duke shkelur parimin e sigurisë juridike dhe shpallur fajtor uniformat e ushtrisë njëlloj si hajdut dhe debitor prej dt 1 Korrik 2009 vetëm për hakmarrje politike ndaj ushtarakëve të FA. Vendimi nr 2/13 i Gjykatës Kushtetuese si një vendim politik që mbron regjimin berishist dhe dënon ushtarakët e FA me pretendime qesharake se pensionet minimale të ushtarakëve rrezikojnë seriozisht buxhetin e shtetit, kurse shpërblimi për shtetarët e lartë e deputetët që paguhen me rroga të larta nuk duhet prekur kurrë dhe nuk përbën asnjë rrezik .
Sigal