Të shtënat me armë në Burrel, i lënduari ish-drejtor i Ujësjellësit

569
Sigal

Është  zbuluar identiteti i personit të plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Burrelit. Bëhet fjalë për 70-vjeçarin Shemsi Shema, ish-drejtorin e Ujësjellësit lokal.

Shema është dërguar në ambientet e Spitalit Rajonal të Burrelit nga një mjet privat ku ka marrë ndihmë e parë dhe më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet për trajtim më të specializuar.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.30, ku 70-vjjeçari është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Nga ana tjetër, blutë nuk japin asnjë detaj mbi autorin e dyshuar të ngjarjes.