Të shtëna me armë zjarri tek ‘Uji i Ftohtë’ në Vlorë, autori qëlloi në ajër dhe u largua

135

Një person ka qëlluar në ajër me armë zjarri në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’ në Vlorë.

Policia bën me dije se nuk ka të lënduar pasi autori vetëm ka qëlluar dhe është larguar.

Ndërkohë uniformat blu të Vlorës kanë ngritur pika të posaçme kontrolli për kapjen e autorit të të shtënave mesditën e sotme në qytetin bregdetar.

NJOFTIMI I POLICISË

Vlorë,

Informacion paraprak

Rreth orës 11:40, ka ardhur një telefonatë se një person dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen “10 Korriku” Vlorë. Janë ngritur grupe të posaçme për kontrollin e territorit dhe po punohet për kapjen e autorit.

Bëjmë me dije se nuk ka asnjë person të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes