Të shtëna me armë në Tiranë

585
Mbrëmjen e sotme të shtëna me armë zjarri kanë tronditur banorët e zonës së “Don Boskos” në Tiranë.
Nga të dhënat e para mësohet se në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja, ndërsa dëshmitarë raportojnë për të shtëna në ajër.
“Më datë 08.05.2018, rreth orës 21:20, në rrugën “Don Bosko” pas një konflikti ndërmjet shtetasve B., Z., dhe J. K., shtetasi B. Z., ka gjuajtur një herë në ajër me armë zjarri dhe më pas të dy shtetasit janë larguar.
Në vendngjarje grupi hetimor ka sekuestruar një gëzhojë pistolete”, njofton policia.
Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij konflikti, kapjen e shoqërimin e shtetasve në konfikt si dhe për gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit.
Sigal