Të shtëna me armë në Mat, parandalohet krimi në familje

540
Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga policia në fshatin Gurrë Klos të Matit.
Mësohet se një konflikt i hershëm ka degraduar në përdorimin e armës
Sipas policisë, në banesën e shtetasit Ari Hoxha, ka shkuar shtetasi B.O, me qëllim sqarimin e një konflikti.
Por pas një debati me tone të larta shtetasi B.O, ka kanosur duke qëlluar një herë me armë zjarri, dhe është larguar, sapo ka parë policinë.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të plagosur, ndërsa policia vuri në pranga shtetasin Ari Hoxha, 30 vjeç, banues në fshatin Mishter, Klos, (i dënuar më parë), pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij E.N, 16 vjeçe. Vepra penale “Dhunë në familje”.
Ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi B.O, 41 vjeç, banues në Laç, i afërm i shtetases E.N.
Sigal