Sigal

Mbremjen e sotme jane degjuar të shtëna me armë në kryeqytet në rrugën e “Dibrës” pranë QSUT-së dhe forca të shumta policie kanë rrethuar zonën.

Ka pasur të shtëna por nuk ka persona të lënduar. Mësohet se është qëlluar me armë zjarri mes 2 makinash në lëvizje. Policia po punon për identifikimin e personave që kanë përdorur armët. Po kështu janë ngritur postblloqe për evidentimin e personave të dyshimtë.

Të shtënat kanë shkaktuar panik tek qytetarët duke qenë një zonë me lëvizje të shumta edhe në orët e darkës. Policia nuk ka reaguar ende zyrtarisht për ngjarjen.