Të rinjtë apel Ministrisë së Kulturës: Mbroni Kalanë

626
Sot dhjetëra të rinjë gjirokastritë i bën apel Ministrisë së Kulturës të reagojë e të marrë menjëherë masa ndaj rrezikut që i kanoset Kalasë, simbolit të historisë dhe krenarisë së kësaj treve, muret e së cilës janë krisur e po rrënohen edhe nga lagështia.
“Mbroni Kalanë pasi çdo gurë i saj ka një histori për të treguar, çdo murë i saj rrëfen heroizmin dhe identitetin ndër shekuj të Gjirokastrës. Indiferenca është faj historik ndaj këtij qyteti e mbarë kombit tonë”,- thanë drejtuesit e tubimit.
Prej disa muajsh kalaja rreikon të shembet në pjesën anësore të saj.


Sigal