Sigal

Dy burrat të mbetur gjallë nga goditja e rrufesë në Dajç të Shkodrës janë përmirësuar. Mjekët e spitalit të këtij qyteti, thanë se Cin Luka dhe Ndok Vija e kanë kaluar rrezikun për jetën.

Ata kanë plagë djegie ne trup, por që po mbahen në mjekim të vazhdueshëm nga mjekët.  Pasditen e së martës një rrufe goditi traktorin në një arë. Aty po punonin dy të plagosurit dhe viktima Veronika Lukaj që po grumbullonin sanën për bagëtitë.

Moti me vranësira ka qenë arsyeja që i nxori në arë për të mbledhur barin. Kur rrufeja goditi traktorin, viktima  dhe dy të plagosurit ndodheshin shumë pranë mjetit. Me gjithë ndihmën që i dhanë banorët, 53-vjeçarja Veronika Luka nuk mundi të mbijetojë.