Të moshuarit, 38% në varfëri; studimi: Gjysma të sëmurë

661
Në ditën ndërkombëtarë të të moshuarve u publikuan rezultatet e një studimi që tregojnë se 38% e tyre në Shqipëri jetojnë në varfëri. Po ashtu sipas të dhënave, një ndër dy të moshuar është i sëmurë. Por pavarësisht kësaj situate, ata janë të parët që paguajnë faturat e dritave dhe ujit, më pas ilaçet dhe me çfarë u mbetet nga pensioni, kalojnë muajin.
“Kur s’ke para çfarë të hash. Heq mishin, frutat. Çfarë të hash me 100 mijë lekë”, shprehet Fillarete Gjonaj, pensioniste. 
“Pensioni që unë marrë sot është 47 mijë lekë të vjetra edhe burri pak, kështu kalojmë”, Myslyme Hysa, pensioniste. 
Ky është rrëfimi vetëm i dy të moshuarave, por në fakt, ata që punuan fort po pleqërojnë në kushte të vështira ekonomike. Dhe janë ata që ndonëse kanë pensioni të vogla i gjen të parët në radhë për të paguar drita dhe ujë.
Paguaj dritat dhe ujin, pastaj çfarë të mbetet. Jemi të moshuar, kemi sebepe, me çfarë të shkosh. Mbyllim sytë”, thotë Fillarete Gjonaj.
“Marr njëherë ilaçet, pastaj ndaj veç paratë e dritave, edhe të ujit. Energjia shkon 40 mijë, uji 12 mijë lekë. Marr edhe thesin e miellit që gatuaj në shtëpi”, thotë Myslyme Hysa.
Në ditën ndërkombëtare të të moshuarve rrjeti shqiptar për personat e moshuar ka publikuar të dhënat e një studimi të fundit ku rezulton se 38 % e tyre jetojnë në varfëri dhe po kështu 1 në 2 e të moshuarve janë të sëmurë.
“32 mijë veta vdesin në vit nga kjo kategori e të moshuarish. Një në dy pensionistë janë të sëmurë, janë me shqetësime. 3 në 5 kanë probleme të depresionit”, thotë Faik Xhani, Rrjeti Shqiptar i Personave të Moshuar.
Ministrja e Mbrojtjes sociale ishte një aktivitet me rastin e një tetorit dhe ku premtoi se brenda vitit do të mund të ofrohet asistence për të moshuarit të cilët nuk kanë mundësi të marrin shërbim në qendrat e përkujdesje sociale.
Sigal