Të miturit po largohen nga Shqipëria edhe me koston e thyerjes së ligjit

627
Përpjekjet për kalim të paligjshëm kufiri janë shtuar.
Sipas Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit në Durrës, në rritje është numri i të miturve që synojnë të kalojnë ilegalisht në vendet e BE-së.
“Në rastet më të shumta kanë qenë të mitur që tentojnë në mënyrë ilegale të kalojnë pikat e kalimit kufitar. Tashmë dihet që kontrollit të të miturve i kushtohet një rëndësi e vecantë. Po ushtrojmë një kontroll rigoroz e të shtuar për problematikat e ngritura nga vendet e Schengenit”, ka deklaruar Lindita Nushi, drejtoreshë e DRKM Durrës. 
Ndërsa zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda tha se edukimi i të miturve parandalon trafikimin. “Shtetet anëtare të BE-së janë përballur me një rritje të numrit të kërkesave për azil nga shqiptarët, që mendohet se janë emigrantë ekonomikë e jo individë që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare”, ka thënë Voda. 
Të prekura nga numri i lartë i azilkërkuesve të parregullt nga Shqipëria, Holanda dhe Belgjika kanë nisur përmes Organizatës Botërore të Migracionit një fushatë të gjerë ndërgjegjësimi qytetar, “Zgjidhni mundësitë dhe jo migracionin e parregullt”, për të frenuar fluksin.
Sigal