Të jesh Kryetar si Nesim Spahiu

1282
Sefedin Methoxha 
Mbaj mend, se herën e parë që kam ndeshur portretin e Nesim Spahiut, ka qenë një ditë e zakonshme. Menjëherë kureshtja nuk më la në hapin tjetër. Më pëlqente pamja e tij, më falte qetësi e çiltërsi. E çuditshme, se si gjithmonë falte diçka më shumë nga vetja. Të njihesha me figurën e tij ishte veç një kureshtje, por kurrë nuk e mendoja, se pas asaj kureshtje do të fshihej një frymëzim, një nga ato frymëzimet që të ndjekin gjatë, që të shoqërojnë përjetë… Tani mësova disa fakte nga jeta e tij. Lexova disa informacione që, dhe pse të pakta, mbartin shumë. Nesim Spahiu lindi në Fshatin Nishicë të Skraparit, në vitin 1958, në një familje të madhe dhe fisnike që brendinë e jetës nuk do ta kuptonin pa punë. Mësimet e para i mori në vendlindje, më pas vazhdoi të lartën në Fakultetin e Ekonomisë. Fillimisht ka qenë i zgjedhur Kryetar i Komunës Qendër dhe zemra i rrihte orë e çast që të gjitha energjitë e tij t’i vinte në shërbim të njerëzve. Dhe e përfundoi mandatin si Kryetar Komune me rezultate shumë të mira. Tani është thuajse në përfundimin e mandatit të dytë si Kryetar i Bashkisë së Skraparit. Më kujtohet që, sapo mori këtë detyrë ai tha: “Kjo është një detyrë fisnike ku troket qytetari” kjo, jo vetëm është e vërtetë, por është dhe një vlerësim që i bëhet kësaj detyre, për shkak se niveli i pushtetit që ka marrë përsipër të drejtojë është porta e parë ku troket qytetari për shërbime dhe informacione dhe, për pasojë, këtu vijnë të gjitha shtresat dhe nivelet shoqërore, ekonomike dhe politike me shpresën që do të marrin një përgjigje apo një shërbim. Nga burime të brendshme të kësaj Bashkie mësojmë, se pritja e qytetarëve bëhet gjatë gjithë kohës dhe janë përmirësuar kushtet e punës të administratës. Në administratë është aplikuar formimi administrativ në grup, i delegimit të përgjegjësive dhe promovimit të vlerave të gjithsecilit. Disiplinoi dhe vendosi kërkesa të reja për ndërlidhësit me komunitetin. Vendosi kontakte periodike me përgjegjësit e sektorëve dhe zyrave lidhur me shërbimet që ofrohen dhe për organizimin e një prezantimi publik para banorëve të këtij rrethi. Thonë: “Se të jetosh për veten digjesh pa flakë për familjen, nderin, ndërsa për kombin shkëlqen”. Kështu shkëlqen Nesim Spahiu në detyrën e Kryetarit të Bashkisë. Ai i ka ndryshuar faqen Çorovodës. Nuk ka ngelur vizitor që, pasi ka soditur Çorovodën të mos ketë shkuar në zyrën e Kryetarit dhe të mos e përshëndetë atë për bukurinë dhe pastërtinë që ka vendosur në këtë qytet të vogël, të bukur dhe turistik. Qytetarët e Çorovodës thonë: “Na e ka prurë zoti këtë Kryetar”. Kurse Ilir Meta kur u rizgjodh në mandatin e dytë tha: “Është fat për ju ky Kryetar Bashkie, kurse ne do na e prishë gjumin dhe pa gdhirë do e gjejmë te dera e zyrës e, kuptohet për hallet e komunitetit”, kështu dhe ka ndodhur në fakt. Një punonjës i vjetër i kësaj Bashkie na thotë: “Unë jam i vjetër këtu, kam kaluar disa Kryetarë Bashkie, por asnjëri prej tyre nuk ka lënë gjurmë si ky”. Ndërsa veterani i luftës Rustem Dashi thotë: “Nesimi është njeri i thjeshtë, i mirë, pa vese, është i dashuruar pas punës”. Motoja e tij është -Partia e tij -kombi, politika e tij-Shqipëria. Këtë e kanë kuptuar të gjithë prandaj është i votuar nga të majtë e të djathtë. Dhe mbi këtë bazë është ndërtuar dhe stafi i Bashkisë. Bashkia në krye të saj kërkon njerëz punëtor dhe Nesimi është një i tillë. Se ai ka ditur të zotërojë “artin e drejtimit” Bashkisë e Rrethit dhe kërkon në të njerëz luftëtarë, që në çdo situate të mbrojnë interesat e komunitetit dhe Nesim Spahiu sigurisht që është njëri prej tyre. Kryetari i Bashkisë duhet të jetë një intelektual, bashkëpunues me qytetarët, me komunitetin dhe për këtë Nesimi është shembull. Kryetari i Bashkisë kërkohet të jetë këmbëngulës. Ai është këmbëngulës dhe i vendosur për të realizuar punë të mira në interes të komunitetit. Dhe me të drejtë ai ka fituar simpatinë e qytetarëve. Qytetari Përparim Lamçja thotë: “Nesim Spahiu nuk ka lënë fshat në Rrethin e Skraparit pa shkelur, për të parë ku jetojnë dhe ç’probleme kanë, me gjithë moshën 60-vjeçare, nga do që vete ai nuk ecën, por fluturon” Do t’i drejtohem Nesimit: “Nga të buron ajo fuqi?! Ti mban gjallë Skraparin, apo ai të mban gjallë ty?! Ke gjetur rrugën e duhur, miku im, me njerëzit dhe për njerëzit nuk të afrohet vdekja, por të shtohet jeta.” Por ky tregues pozitiv, Nesimin nuk e kënaq as pak, ndaj synon për më shumë.
Sigal