Të gjithë shtetarët shqiptarë, kanë ikur dhe kanë ardhur me “gomone”…

576
Histori, që po vazhdon
ISMAIL QEMALI: Erdhi në krye të qeverisë në 26 nëntor të vitit 1912, nëpërmjet detit me “gomone”. Pas dorëzimit të qeverisë në janarin e vitit 1914, iku përsëri me “gomone”.

TURHAN PËRMETI (PASHA): Iku me “gomone”, erdhi në krye të qeverisë së vitit 1914 me “gomone” nëpërmjet detit në Durrës dhe pas dorëzimit të qeverisë së tij të tretë më 1920, iku përsëri me “gomone” në Itali.

ILIAZ VRIONI: Erdhi me “gomone” nga deti në krye të qeverisë së vitit 1921 dhe pas rrëzimit dhe shpërndarjes së qeverisë, iku përsëri me “gomone” nga deti.

HASAN PRISHTINA: Pas dështimit të qeverisë së tij, largohet me “gomone” nga deti drejt Korfuzit dhe u vendos në Selanik.

QAZIM KOCULI: Largohet me “gomone” nga deti, pas dështimit të qeverisë së tij 1 ditore, për t’u kthyer me “gomone” nga deti, së bashku me Nolin, si figurë kryesore e qeverisë “noliste” dhe pas dështimit në dhjetor 1924 u largua përsëri me “gomone” nga Vlora.

IDHOMENO KOSTURI: Erdhi në krye të qeverisë së vitit 1921 dhe pas 12 ditë të qeverisjes së tij, largohet me “gomone” përkohësisht për në Itali nga Durrësi dhe u kthye përsëri me “gomone”, me funksionin e kreut të Asamblesë Kushtetuese Shqiptare.

XHAFER YPI: Erdhi në Shqipëri me “gomone” duke bërë edhe kryeministër në vitet 1921-1922, pas rënies nga posti largohet nga Shqipëria me “gomone” nëpërmjet detit.

AHMET ZOGU: Iku me “gomone” për studime në Turqi dhe pas përfundimit të tyre erdhi me “gomone” në Shqipëri, nëpërmjet detit nga Greqia dhe u vendos në krye qeverisë së vitit 1922.

AHMET ZOGU: Në vitin 1924, largohet përsëri nëpërmjet Malit të Zi me “gomone” drejt Serbisë, për t’i shpëtuar hakmarrjes së qeverisë “Noli”.

AHMET ZOGU: Në dhjetor 1994, rikthehet nga deti nga Serbia duke hyrë në Shqipëri me “gomone” nëpërmjet Malit të Zi dhe formon qeverinë e tij.

AHMET ZOGU: Më 7 prill 1939, iku në Greqi dhe prej andej nëpërmjet detit, kaloi me “gomone” në Perëndim.

FAN. S NOLI: Erdhi me “gomone” në vitin 1924 nëpërmjet detit dhe pas sulmit të Ahmet Zogut me “rusët e bardhë”, iku përsëri me “gomone” nëpërmjet detit nga Vlora.

MEHDI FRASHËRI: Iku nga Shqipëria me “gomone” dhe u kthye përsëri me “gomone” nga Italia në vitin 1936, duke u bërë kryeministër, por pas fitores së komunistëve në vitin 1944, iku përsëri me “gomone” për në Itali.

SHEVQET VËRLACI: Iku me “gomone” për studime jashtë shtetit, u kthye në Shqipëri me “gomone” dhe u bë 2 muaj kryeministër në vitin 1924, pas rënies së pushtetit të Zogut, largohet përsëri me “gomone” në Itali dhe po me “gomone” rikthehet pas rrëzimit të Nolit. Pas ardhjes së komunistëve në pushtet në vitin 1944, largohet sërish me “gomone” nëpërmjet detit.

MUSTAFA KRUJA: Iku me ‘gomone” për studime, u kthye me “gomone” dhe u bë kryeministër, në vitin 1994 largohet përsëri me “gomone” për në Itali.

EQEREM LIBOHOVA: Iku me “gomone” për studime, u kthye me “gomone” e u bë kryeministër, pas rënies së qeverisë së tij, largohet përsëri me me “gomone” në Itali.

MALIQ BUSHATI: Iku nga Shqipëria me “gomone” për studime, u kthye me “gomone” në vitin 1943 për t’u bërë kryeministër, në vitin 1944 largohet me “gomone” në Itali, në vitin 1945 bie në kurth, kapet e sillet ilegalisht në Shqipëri me “gomone” dhe vdes në burgjet komuniste!

KOSTAQ KOTA: Iku me “gomone për studime, u kthye me gomone për t’u bërë ministër i mbretërisë së Zogut dhe pas rënies së tij iki me “gomone” drejt Italisë, por në vitin 1946, bie në kurth dhe sillet me “gomone”në Shqipëri dhe vdes në burgjet politike..

ENVER HOXHA: Iku me “gomone” për studime në Itali e prej andej në Francë, rikthehet me “gomone” dhe bëhet drejtues i PKSH e më vonë kryeministër dhe drejtues i përjetshëm i pushtetit komunist. 

EDI RAMA: Iku si emigrant me “gomone” në Francë, në vitin 1998 u kthye prej andej duke u bërë ministër, krye-bashkiak i Tiranës e tashmë kryeministër i Shqipërisë! 

LULZIM BASHA: Iku me “gomone” për studime në Holandë, në vitin 2005 u rikthye po me “gomone”, duke u bërë 3 herë ministër, 1 herë krye-bashkiak i Tiranës, prej 4 vitesh kryetar i PD, sfidant për t’u bërë kryeministër.

Përgatiti: P. HALILI
Sigal