Të ecësh shumë nga varfëria apo dëshira? Shqiptarët të parët në rajon

109
Kërkuesit e Universitetit të Stanford-it, kanë bërë një studim ku u ka rezultuar se shqiptarët janë ndër popujt që ecin më shumë se shtetasit e tjerë të rajonit. Nga harta e publikuar prej tyre, shqiptarët bëjnë mesatarisht në ditë nga 5500 deri në 6000 hapa në ditë. Më pas renditen maqedonasit me 5000-5500 hapa, ata të Malit të ZI, Kosovës dhe Serbisë përllogaritet se kryejnë rreth 4500-5000 hapa në ditë e në fund renditen grekët me 4000-4500 Kërkuesit e Stanford-it përdorën smartphone-t për të gjurmuar nivelin e aktivitetit it në mijëra njerëz në mbarë globin e kanë grumbulluar këto të dhëna. Studimi përdori të dhënat nga smartphone-t për të analizuar sjelljen e 717 mijë burra dhe grave më 111 shtet, hapat e të cilëve u studiuan për më shumë se 95 ditë.
Po në botë ç’ndodh?
Në krahasim me vendet e tjera, Hong Kongu ka qytetarët më aktivë, të cilët bëjnë mesatarisht 6,880 hapa në ditë. Kërkuesit gjetën gjithashtu se britanikët janë më aktivët krahasuar me fqinjët e tyre, me një mesatare prej 5444 hapa në ditë, të barabarta me 5 kilometra.
Nga ana tjetër më dembelët në botë janë indonezianët të cilët qëndrojnë të fundit në renditje me një mesatare prej 3513 hapa në ditë. Ky numër është shumë më i ulët se mesatarja botërore që është 5000 hapa në ditë.
Nga studmi pritet të bëhet dhe një analizë më e thellë, pasi 5.3 milionë njerëz vdesin në botë për shkak të mungesës së lëvizjes e për këtë studiuesit matën aktivitetin në miliona njerëz për të gjetur pse obeziteti është një problem më i madh në disa vende se sa në disa të tjera.

harteee.jpg