Të dielën zhvendosen akrepat, dita zgjatet për një orë

527
Muaji mars përveç që është i njohur për përmirësimin e motit, do të sjellë edhe zgjatjen e ditës. Në pajtueshmëri me rregullat për zhvendosjen e akrepave të orës, në javën e fundit të muajit, dita do të jetë një orë më e gjatë, përkatësisht do të errësohet një orë më vonë. Këtë vit, java e fundit e muajin është më 27 mars, do të thotë të dielën e ardhëshme. Nga ora dy e mesnatës, akrepat e orës do ti zhvendosim për një orë përpara, që nënkupton do të flemë një orë më pak, por për këtë do të kemi ditën më të gjatë dhe do të errësohet në orën 19.
Sigal