Të dhënat e INSTAT: në tremujorin e tretë aksidentet rriten me 15.8%

489
Aksidentet rrugore gjatë 2015 kanë pësuar një rritje me 15.8% krahasuar me tremujorin e tretë të 2014 e shoqëruar kjo edhe me rritje të numrit të personave të aksidentuar. INSTAT në publikimin e statistikave të fundit nxjerr në pah se pavarësisht ashpërsimit të gjobave në rast të kundravajtejeve përsëri numri i aksidenteve ka qënë i lartë.
Në tremujorin e tretë të 2015 kanë ndodhur më shumë aksidente në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë .INSTAT në raportin e fundit të statistikave bën me dije se gjatë këtij tremujori janë shënuar rreth 586 aksidente, dhe krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë paraqet rritje 15,8 %.
Nga të dhënat konstatohet gjithashtu se rritje të ndjeshme ka pasur edhe numri i personave të plagosur që janë rreth 733 persona, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ky numër është rritur 19,4 %. aksidentuar me 17,2 %.Në ndryshim nga e njëjta periudhë e një viti më parë femrat janë ato që kanë pësuar më shumë aksidente duke u rritur me 34.3%.
Në shumë raste shkak i aksidenteve janë shpejtësia tej normave ,mungesa e sinjalistikës por edhe infrastruktura e dobët rrugore.Vëmendje e veçantë i është kushtuar sigurisë edhe për vitin 2016 .
Sigal