Të dënuarit e burgut të Drenovës porositin heroinë, “malli” u vjen por…

638
Një rast flagrant ka ndodhur në burgun e Drenovës ku është tentuar të futej një sasi droge për të dënuarit. Sipas të dhënave të para, policia e burgut ka arritur të zbulojë dhe bllokojë një sasi të vogël heroine, ndërsa pas këtij akti mësohet se janë shkarkuar disa punonjës.
Droga, rreth 12 gram heroinë në një qese ishte e vendosur në oborrin e burgut ndërsa dyshohet se e ka futur ndonjë familjar ose i burgosur që ka dalë me leje. Qesja është marrë nga policia për të parë shenjat e gishtave.
Hetimi është bërë nga SHKB e burgjeve. Pas zbulimit të këtij rasit, është shkarkuar shefi i policisë së burgut Drenovë Adriatik Parizi dhe 7 efektivë të tjerë në varësi të tij.
Sigal