Të dashuruar në Paris

Trëndafila, kartolina dashurie, dryna me çelës për të kyçur përgjithmonë ndjenjat e të dashuruarve…Këto janë disa nga pamjet fantastike që ka dhuruar kryeqyteti romantik i Francës.

Çiftet e dashuruara nga e gjithë bota kanë udhëtuar drejt Parisit për të festuar ditën e tyre, ditën e Shën Valentinit.

Mes atraksioneve më romantike, vëmendjen e mori Ura Pont Neuf, e famshme për mijëra dryna dashurie, ku çiftet shkruajnë inicialet ose emrat e tyre, si një simbol i marrëdhënieve të tyre të përjetëshme dhe pasi kyçin dashurinë përgjithmonë , çelësin e drynit e hedhin në lumin Sena.

Shëtitjet në Kullën Eiffel, puthjet, përqafimet dhe dedikimet e dashurisë, mbushën Parisin më një atmosferë dehëse. 

Franca mbetet vendi më i vizituar në botë, duke numëruar rreth 89 milionë turistë në vitin 2017.

Shumë prej tyre thonë se asnjë qytet tjetër nuk mund të jetë më romantik sesa Parisi.