Të “çmendur” pas makinave, ja sa shpenzuan shqiptarët vitin e kaluar

693
Shqipëria ka importuar gjatë vitit të kaluar 330 milionë euro makina.
Të dhënat e tregtisë së jashtme në kategorinë e mjeteve të transportit, me përjashtim të vagonave flasin për 43 miliardë lekë importe në vend, ku përveç automjeteve personale përfshihen edhe mjete të tjera me vlerë nominale relativisht të lartë, si kamionë apo autobusë, paçka se zënë një pjesë të vogël.
Të dhënat e përpunuara ndërkohë tregojnë se, në vend të parë të importuesve të makinave në vend qëndron pikërisht Gjermania, me 19 miliardë euro importe në 2017, çka përkthehet në rreth 150 milionë euro në vit.
Dominimi i Gjermanisë shpjegohet me prezencën e lartë të makinave të prodhuara nga Volkswagen dhe Mercedes Benz, modelet e të cilave janë shumë të dashura për shqiptarët, por edhe nga emigrimi i lartë i shqiptarëve si dhe kostot relativisht më të ulta të makinave të përdorura.
Në vend të tretë ndjek Italia me 8.4 miliard lekë, më pas Britania e Madhe me vetëm 1.6 miliard lekë, Japonia me 1.5 miliard lekë, dhe Zvicra me 1.28 miliardë lekë. Shtetet e Bashkuara, Franca, Kina, Çekia dhe Turqia mbyllin dhjetëshen e parë.
Gjermania që mban vendin e parë zë 44% të tregut të importit, ndërkohë që 5 vendet e para të listës zënë 74% të importeve, pra ¾.
Sigal