Të burgosurit nuk pranojnë autorin e krimit monstruoz, tensione në burg

526
Sigal

Dërgimi i njërit prej autorëve të krimit monstruoz në Mallakastër në paraburgimin e Burgut të Fierit ka shkaktuar tensione të forta.

“News 24” raporton se të burgosurit kanë refuzuar që 26-vjeçarit Ervis Zotaj të qëndrojë në sektorin e tyre. Sipas tyre, i riu ka kryer një krim monstruoz dhe nuk mund të qëndrojë aty.

Personat që ndodhen në paraburgim kanë ushtruar dhe dhunë verbale ndaj autorit të krimit të rëndë, atij të vrasjes makabre të 50-vjeçares Drita Saliaj, e cila u përdhunua, u mbyt dhe u hodh në rezervuar.