Sigal

Mbi 30 shqiptarë mes tyre dhe fëmijë kanë mbetur të bllokuar në një aeroport në Rumani, pasi një incident ka ndodhur në Beograd dhe të gjithë pasagjerët e nisur nga Tirana kanë devijuar që në ajër për në Timishoara në Rumani.

Në një prononcim për Fax News pasagjerët shprehen se nuk është interesuar askush për to dhe se janë totalisht të izoluar.

“Incidenti ka ndodhur në orën 03:03 minuta të mëngjesit ndërkohë që ne jemi nisur në orën 04:25 dhe mund të ishim njoftur dhe nisja fare mirë mund të mos ishte bërë.

Jemi totalisht të izoluar, për shkak se nuk mund të hyjmë në Rumani sipas tyre, pasi nuk jemi shtetas eurpianë. Ka shumë familjarë dhe fëmijë që qajnë dhe nuk ka zgjidhje për to.” shprehet një zonjë e cila ka mbetur e bllokuar së bashku me fëmijën e saj.

Ndërkohë një tjetër pasagjer tregon se nuk ka informcion nëse dikush do tu garantojë fluturimet që kanë humbur.

“Kemi mbetur për disa orë. Jemi nisur që nga Rinasi për të fluturuar në Beograd, por sipas disa arsyeve teknike aeroporti i Beogradit na thanë që është mbyllur. Ajo çfarë është më e keqja është që shumë prej nesh kanë humbur fluturimet e tjera. Unë personalisht nuk kam asnjëfarë garancie nëse do të kem fluturim për New York.”