Të bashkuar edhe në dhimbje! Qirinj dhe lutje në Tiranë për viktimat e tërmetit

117

Dëmet e tërmetit të fortë të 26 nëntorit dhe lëkundjet që vijojnë orë pas ore,  i kanë solidarizuar të gjithë.

Mbrëmjen e sotme në sheshin “Skënderbej”, “Nënë Tereza” dhe Muzeun Kombëtar janë ndezur qirinj në nder të viktimave të tërmetit.

Në ambientet e Muzeut Kombëtar një grup personash, fëmijë e të rritur, kanë ndezur qirinj dhe janë mbledhur duke u lutur për personat që kërkohen nën rrënojat e banesave.

Gjithashtu, qirinj po ndizen edhe pranë shtatores së Gjergj Kastrioti Skënderbeut.