Të babëziturit e KESH “fryjnë” 15 herë më tepër blerjen e kompresorëve,zhvaten 600 mijë euro.

893
Sigal

Kupola e babëzitur e KESH, në “CV”-në e aferave të saj korruptive, nuk ka vetëm
skandalin me tenderin e pastrimit të rrjetave të HEC-it të Komanit, të zvarritur
për çështje pazaresh prej 9 vitesh nga KESH, shoqëruar me rritje fiktive të fondit
limit, me spostime të qëllimshme të firmës gjermane “Muhr”, që fillimisht e në
vazhdim në çdo procedurë prokurimi ka paraqitur cilësi, siguri punimesh dhe ofertë
3-6 herë më të ulët se ajo e finalizuar pas 9 vitesh prej KESH me pazare e
bllokim dhe veçanërisht në 3 vitet e fundit, inskenuar prej “çetës” kurruptive
“Hetoja”, që ka marrë peng dhe po zhvat intensivisht e barbarisht deri në
qindarkën e fundit financat, fondet publike, kreditimet, të ardhurat nga tregu
i blerjes dhe import-eksporti i energjisë elektrike, si dhe investimet e bëra në
KESH nga buxheti i shtetit, duke e tjetërsuar këtë shoqëri kryesore strategjike
të ekonomisë kombëtare shqiptare, në një “skelet” të konsumuar nga “tufa e piranjave”
të llojit “Hetoja”, që janë vendosur në krye të KESH! Në dosjen e aferave korruptive
me tenderët e blerjeve dhe të shërbimeve që financohen e kryhen në KESH,
figuron edhe një tender skandaloz deri me krim ekonomik, financiar e shkresor
zyrtar, të realizuar me paramendim prej kupolës së KESH. Çfarë ka ndodhur?

Blerja e kompresorëve nga KESH, me vlerë 10 herë më të madhe

 Skandali ka lidhje me blerjen e kompresorëve prej KESH, nëpërmjet
tenderimit, duke organizuar gjithë procedurat sipas ligjit të publikimit të
garës për aplikim! Nëse i referohesh procedurave të prokurimeve publike, të
shpallur në Buletinin e APP, pra të blerjes së kompresorëve prej KESH, sipas
dosjeve edhe praktikave të zbatuara në këtë blerje, gjithçka duket “në rregull”.Ose,
siç thuhet prej kupolës drejtuese të KESH, procedurat e blerjes së
kompresorëve, sipas tyre janë zbatuar “në përputhje me ligjin mbi prokurimet”.
Por, a janë zbatuar faktikisht sipas ligjit “mbi prokurimet”, procedurat e
blerjes me tenderim publik, të hapur, të lirë, pa pazare e diktate mbi KVO dhe
në përputhje me vlerën reale të kompresorëve në tregun vendas, rajonal,
europian e ndërkombëtar? Mjafton të “hapësh” dosjen e tenderimeve të blerjes së
kompresorëve, korrespondencën e kupolës së KESH me subjektet private të futur në
këtë garë prokurimi, si dhe shpalljen e fondit limit, për blerjen e tyre dhe
brenda këtyre procedurave “moçal”, zbulon dhe bindesh pa asnjë mëdyshje, se kemi
të bëjmë me një krim-të organizuar ekonomik-financiar, të ideuar e të realizuar
me çdo mjet antiligjor prej kupolës (ç)drejtuese “Hetoja” e cila ka marrë peng KESH-in.
Ashtu si për çdo abuzim me tenderat, kreu i KESH fshihet pas vendimeve hije së
Komisionit të Vlerësimit të ofertave (KVO), të cilin e përzgjedh, emëron dhe
instrukton vetë kupola e “Hetoja” e KESH, duke i vendosur përpara tavolinës
vlerën e ofertës fitues dhe fituesin e tenderit. Sipas dosjes së krimit
financiar-ekonomik, të bërë prej kupolës së KESH me tenderin e blerjes së kompresorëve,
rezulton se
drejtori i KESH, “aligatori” i aferave Agron Hetoja, së bashku me një
person të quajtur “Iso
Lika”, që është me banim në Gjermani, i cili flet e
urdhëron dhe njihet e “repektohet” prej administratës së lartë të KESH si
“sekser strategjik” i drejtorit Agron Hetoja, thuhet dhe provohet nga dëshmitë
edhe prej zyrtarëve të kupolës së KESH, se të dy së bashku, kanë inskenuar dhe
realizuar tenderin e blerjes së kompresorëve me “letra zyrtare”, duke i bërë ato
pjesë të procedurës ligjore, për të justifikuar zhvatjen e mijëra eurove prej
blerjes me çmime fiktive të kompresorëve, me vlerë të fiksuar deri në 10 herë më
të lartë se çmimet e tregut të tyre brenda dhe jashtë Shqipërisë!

 Dy kompresorë me vlerë tregu 27 mijë euro, zhvatja rezulton 600 mijë
euro

Skandali qëndron në aktin, se drejtori i KESH Agron Hetoja, së bashku me
sekserin dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të KESH-it, kanë firmosur
blerjen e disa kompresorëve me vlerë 135 mijë euro secilin, kur në fakt në
tregun e lirë (të luten t’i blesh edhe me ofertë), këta kompresorë janë me çmim
13 mijë e 500 euro secili. Pra, janë 10 herë më të lirë, se sa çmimi blerjes që
kanë tenderuar horrat e komisionit të përcaktimit të fondit limit dhe të vlerësimit
të ofertave në KESH, më në krye “përbindëshin” e babëzitur të korrupsionit,
drejtorin Agron Hetoja! Çudia qëndron në faktin abuziv, që me miratim të
drejtorit Agron Hetoja dhe me firmë e vulë të KVO tip ““lavatriçe” tenderësh që
“ndizet” dhe punon me urdhër të drejtorit Agron Hetoja, rezulton se janë blerë
2 kompresorë me vlerë 300 mijë euro, kur na fakt kanë vlerë tregu 27 mijë euro,
ose nga 13 mijë e 500 euro secili kompresor! Për “çudi” edhe para periudhës së
drejtimit të KESH nga drejtori Hetoja, sipas letrave të KESH rezulton se është
e njëjta kompani që ka fituar tenderin dhe ka shitur kompresorët për KESH, po
me këto çmime që KESH i ka tenderuar dhe i ka blerë edhe tani, që KESH-in pronë
shtetërore e komandon xhambazi Agron Hetoja! Zhvatja me çmimet fiktive në
tenderëve të zhvilluar për blerjen e kompresorëve prej KESH, rezulton të jetë 600
mijë euro në 4 vjet! Janë miliona që janë zhvatur prej buxhetit të shtetit, ose
më saktë prej taksave të shqiptarëve dhe kanë përfunduar në xhepat e atyre që
kanë drejtuar dhe po drejtojnë KESH-in! Gazeta “Telegraf” disponon dosjen e
plotë të këtyre blerjeve me përmbajtje të plotë krim ekonomik-financiar e
shkresor të vulosur dhe firmosur prej drejtuesve të KESH dhe anëtarëve të KVO! E
kemi fjalën për tenderin me objekt
“Furnizim-montim i kompresorëve të Presionit të Lartë të Ajrit dhe pjesë ndërrimi për kompresorët ekzistues “BAUER” në HEC Koman”.

Ja njoftimi zyrtar, për shpalljen e fituesit të tenderit të kompresorëve

 KESH SH.A.

KESH sh.a., me adresë “Blloku Vasil Shanto”, Tiranë, Tel/ Fax +355 42 228 349 P.O. Box 259/1, Tiranë e-mail: [email protected]

Lloji i procedurës: Procedurë e hapur me mjete elektronike

Objekti: Furnizim montim i kompresorëve të presionit të lartë të ajrit dhe
pjesë ndërrimi për kompresorët ekzistues
BAUER në HEC Koman.

Fondi limit: 39,550,000 (Tridhjetë e nëntë milionë
e pesëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, financuar nga të ardhurat e KESH sh.a.

Vlera e kontratës:
47,120,880 (Dyzetë e shtatë milionë e njëqind e njëzetë mijë e
tetëqind e tetëdhjetë
lekë),
me
TVSH.
Data e lidhjes së kontratës: 16/05/2016.

Operatori ekonomik
i shpallur fitues:
Operatori
Ekonomik
“KLEDIA-06” SH.P.K Adresa: Fier, Ballsh. NIPT : K47905866L


Ja shpallja e fituesit të blerjes së kompresorëve

KESH SH.A,

FORMULARI I
NJOFTIMIT
FITUESIT

Për: “Kledia
06” sh.p.k, me Nr.NIPT.K47905866L
adresë, Lagjja 5 Shkurti, Rruga “Dervish Hekali”, Objekti Nr. 5,
Ballsh-Fier.

Procedure e
Hapur, me mjete elektronike.

Përshkrim i shkurtër i kontratës: “Furnizim-montim i kompresorëve të Presionit të Lartë të Ajrit dhe pjesë ndërrimi për kompresorët ekzistues “BAUER” në HEC Koman”. Fondi limit: 39,550,000 (Tridhjetë e nëntë milion
e pesëqind e pesëdhjetë mijë) Lek
pa TVSH. Burimi i financimit: Me të ardhurat e vetë KESH sh.a.

Kontrata do të realizohet në
një afat
2 Muaj.

Publikime të mëparshme: Buletini i Njoftimeve Publike Nr.11 datë 21.03.2016. Kriteret e përzgjedhjes së fituesit: Çmimi më i ulët.

Njoftojmë se, kanë qenë pjesëmarrës në procedurë 2 (dy) Operatorë Ekonomik me vlerat përkatëse:

1. Kledia 06 sh.p.k me vlerë të ofertës 39,267,400 Lekë

2. Alen Co sh.p.k pa ofertë ekonomike. i-
skualifikuar,
pasi nga
dokumentet e
kërkuara ka paraqitur vetëm Ekstraktin historik, vërtetimin e detyrimeve tatimore dhe kontributeve sigurimeve shoqërore e shëndetësore, si dhe vërtetimin e OSHEE.

II- Eshtë kualifikuar në përputhje me DT oferta ekonomike e “Kledia 06 sh.p.k,
me NIPT K47905866L,
adresa Lagjja 5 Shkurti, Rruga “Dervish Hekali”, Objekti Nr. 5, Ballsh-Fier,
me
vlerë
të përgjithshme
39,267,400 (tridhjetë e nëntë
milionë e dyqind e gjashtëdhjetë e
shtatë mijë e katërqind) lekë.

Njoftimi i klasifikimit është bërë në datë 13.04.2016