Tavo: Sfida e ministrisë, standardizimi i shërbimit spitalor!

44

Ministri i Shëndetësisë në Elbasan

Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo ishte në qytetin e Elbasanit për inaugurimit e sallës së imazherisë dhe aparatit të Skanerit në qendrën spitalore “Dr. Xhaferr Kongoli” të Elbasanit një investim i kushtueshëm i mundësuar nga kredia austriake. Gjatë takimit Tavo u shpreh “në vazhdimësi do të kemi mundësi që bëjmë edhe inaugurime të tjera, sikurse është spitali i ri Kirurgji – Maternitet, i cili do të vihet në përdorim në gjashtë mujorin e parë të vitit që vjen”. Sipas Vangjel Tavos, sfida e Ministrisë së Shëndetësisë është rritja e cilësisë së shërbimit për qytetarët në sistemin spitalor, krahas atij parësor. Është sfida që përmes ndryshimeve në menaxhimin dhe financimin e shërbimeve spitalore ne synojmë që të standardizojmë shërbimet spitalore në të gjithë vendin në infrastrukturë, teknologji, që të gjitha së bashku do të përmirësojnë cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve shqiptarë. Një motiv një nxitje më shumë të nxitjes së personelit, do të jetë edhe një nga nxitjet që Ministria e Shëndetësisë do të bëjë ndaj bluzave të bardha. “Ministria e Shëndetësisë do të bëjë të gjitha përpjekjet që në të gjithë spitalet bashkiake në të gjithë qarkun të shtojë numrin e mjekëve specialistë dhe nuk do të lejojmë që mjekët specialistë që kanë kontratë me këto spitale të largohen drejt spitaleve rajonale apo Tiranës”, u shpreh Tavo.