Tavo: Beqaj të tërhiqet nga testimi. Nuk është prioritet i mazhoracës

466
Sigal

SHKODER – E kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të zhurmës që shkaktoi por edhe protestave që e pasuan, tashmë testimi i bluzave të bardha ka zëra të fortë kundër edhe brenda mazhorancës. Ish ministri i shëndetësisë dhe deputet i LSI-së Vangjel Tavo e quan nismën e ministrisë të paligjshme dhe në kohë të papërshtatshme, pasi nuk është ky prioriteti madhor i mazhorancës.

Sipas Tavos sistemi shëndetësor ka të tjera probleme më emergjente që duhen zgjidhur, prandaj i kërkon ministrit Beqaj të tërhiqet nga ky testim. Këtu nuk harron t’i kujtojë mesazhet e ditëve të fundit nga mjekët brenda parlamentit, por edhe jashtë tij.

LSI Shkodër ka organizuar gjithë këtë javë takime me qytetarët dhe bluzat e bardha me temë “Java e shëndetësisë”, ku janë diskutuar problematikat që ka ky sistem në të gjithë vendin, e specifikisht në veri.