Taulant Kalo: Funksioni, pozicioni kontrollues, aktiviteti dhe kontributi i ISUV për sigurinë ushqimore veterinare

1282
Sigal

Gazeta Telegraf/


Krahasim
punësh, zgjidhjesh e arritjesh, objektiv i realizuar në forcimin e kapaciteteve
njerëzore, ka qenë bashkëpunimi me institucionet akademike dhe ato të praktikës
shkencore

 

Taulant
Kalo: Funksioni, pozicioni kontrollues, aktiviteti dhe kontributi i ISUV për
sigurinë ushqimore veterinare

 

Departamenti
i ISUV, ka statusin e institutit të Sigurisë Ushqimore Veterinare. tashmë ka një
bilanc në lidhje me kapacitetet e tij teknike, njerëzore dhe financiare. Për sa
i përket strukturës dhe funksioneve të tij operative, në ndryshim me vitin
2014, në të mungon funksioni i shëndetit publik veterinar, që mbulohej në
strukturë nga Departamenti i Epidemiologjisë dhe Identifikim Regjistrimit. Ky departament
me vendim të MBZHRAU-së ka kaluar pranë Drejtorisë së Veterinarisë, në kuadër
të ndryshimeve strukturore që ajo planifikon të bëjë (referuar shkresës me Nr.
Prot. 7261 dt. 23/09/2015). Si rrjedhojë, fushat e operimit që analizon raporti
janë: aktiviteti analitik, prodhimi i biopreparateve, kontrolli i produkteve të mbrojtjes së bimëve, akuakultura dhe
monitorimi i zonave të prodhimit. Informacioni që jepet i referohet: analizimit
të punës së tij rutinë, shprehur te detyrat e institucionit; si dhe punës së
tij tekniko-shkencore që buron nga të qenit Institucioni i Referencës Kombëtare
për sigurinë ushqimore dhe shëndetin e kafshëve. Këto dy drejtime të punës së
institutit shprehen te detyrat e çdo punonjësi, si dhe tek objektivat e
departamenteve, specialistëve dhe programeve të tyre të punës. Për sa më sipër,
brenda qëllimit të forcimit të kapaciteteve të ISUV-it, në përmbushje të
detyrave të tij, objektivat kryesorë të tij gjatë vitit, kanë qenë:

1. Mirëmbajtja
e akreditimit dhe shtrirja e menaxhimit të cilësisë në të gjithë laboratorët e
Institutit;

2. Zgjerimi
i shërbimeve/strukturës analitike të ISUV-it,

3. Nëpërmjet
zhvillimit të metodikave të reja, vlerësimit dhe akreditimit të metodave të
reja;

zgjerimit
të punës tekniko-shkencore nëpërmjet: bashkëpunimit me institucionet akademike
(Fakultetet), realizimit të studimeve të ndryshme në linjë me funksionet
operative të Institutit, si dhe përfshirjes në punëtori, konferenca dhe
aktivitete trajnuese brenda dhe jashtë vendit.

Dokumenti
synon gjithashtu të jetë një kujtesë historike e ISUV-it, për sa i përket:
burimeve njerëzore, strukturës së tij organizative dhe analitike, buxheteve,
objektivave, bashkëpunimit teknik dhe shkencor, problematikave të hasura,
impaktit të tyre në realizimin e detyrave dhe objektivave të zhvillimit. Gjithë
ky informacion që ndjek strukturën organizative dhe dy fushat e veprimit të tij
shërben si një burim planifikimi dhe rishikimi të mekanizmave menaxherialë,
strukturës, kapaciteteve, burimeve, duke i shërbyer në këtë mënyrë jo vetëm
“historikut”, por edhe zhvillimit të tij afatshkurtër dhe afatmesëm.

 

Instituti
i Sigurisë Ushqimore dhe i Veterinarisë (ISUV) është Instituti i Referencës
Kombëtare për Shqipërinë në lidhje me sigurinë ushqimore. Dy departamentet, të
cilat janë të përfshirë në sigurinë ushqimore, funksionojnë bazuar në ligjin
“Për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë” Nr. 10465, datë
29.09.2011, ligjin e “Për Ushqimin” Nr. 9863, datë 28.01.2008, dekrete të
qeverisë, norma kombëtare dhe/ose ndërkombëtare, me të cilat shteti urdhëron
zbatimin me akte dhe normativa (direktiva dhe vendime të komunitetit europian).

ISUV,
qendra e analitike e kontrollit të ushqimeve dhe barnave veterinare

 

Për
sa i përket sigurisë ushqimore, ISUV-i ka të implementuar sistemin e menaxhimit
të cilësisë sipas ISO 17025:2005 në shumicën e sektorëve të këtyre
departamenteve. Risi ka qenë shtrirja e menaxhimit të cilësisë edhe në dy
sektorë të tjerë të DTMMC-së, përkatësisht në Sektorin e Kontrollit të Barnave
Veterinare dhe Sektorin e Cilësisë dhe Vlerësimit të Ushqimit. Në shtator të
2015-ës është kërkuar riakreditimi nga trupa kombëtare (DPA) për 8 prova, nga
të cilat 4 prova kimike (3 single residues dhe 1 metodë është multi-residues)
dhe 4 prova biologjike. 6 nga këto teste aplikohen për riakreditim dhe 2 për
akreditim për herë të parë. Këto prova lidhen drejtpërdrejtë me Planin Kombëtar
të Monitorimit të Molusqeve (PKM-Molusqe), Planin Kombëtar të Monitorimit të
Mbetjeve (PKM-Mbetje), si dhe Planin Kombëtar të Monitorimit të Peshkut
(PKM-Peshku).

Aktiviteti
kryesor analitik i departamenteve në kuadër të sigurisë ushqimore lidhet me
zbatimin e planeve kombëtare të monitorimit. Gjatë vitit 2015 janë zbatuar 4
plane kombëtare:

1.                 
Plani Kombëtar i
Monitorimit të Mbetjeve në Produkte me Origjinë Shtazore dhe Ushqimet për Kafshë;

2.                 
Plani Kombëtar i
Monitorimit të Molusqeve;

3.                 
Plani Kombëtar i
Monitorimit të Miellit dhe Drithërave.

4.                 
Plani Kombëtar i
Monitorimit Produkteve të Peshkut.

Gjithashtu,
departamentet e SUV kryejnë dhe aktivitete të tjera analitike për kampionë që
vijnë nga AKU (zyrtare) dhe nga biznese private (autokontroll).

Numri
total i kampionëve të analizuara në kuadër të ISUV është 5 057, ndërsa analiza
të kryera janë 15 557. Në kuadër të planeve kombëtare janë analizuar 2 840
kampionë (56,2% e totalit) dhe janë kryer 2 938 analiza (18,9% e totalit).

 

Aktiviteti analitik i departamenteve të
ISUV

 


aktivitetin analitik, ISUV-i kryen 2 kategori analizash që përcaktohen nga
aktorët ndaj të cilëve ofrohet shërbimi:

1. Analiza
zyrtare, të cilat kërkohen dhe kryhen ndaj institucioneve publike (MBZHRAU,
AKU, Agjencia e Peshkimit);

2. analiza
vetëkontrolli, të cilat kërkohen dhe janë në shërbim të operatorëve të
biznesit, të sigurisë ushqimore dhe fermerëve.Në nivel instituti, gjatë vitit,
janë analizuar 20 234 kampionë, nga të cilët: për sigurinë ushqimore janë
analizuar 5 057 (25%) dhe për shëndetin e kafshëve 15 177 kampionë (75%).Në krahasim
me vitin 2014, ky numër është 30% më i vogël. Janë analizuar gjithsej 46 807 kampionë.
Kjo diferencë e shprehur lidhet me monitorimin e epidemisë së “gjuhës blu”; i
kryer kryesisht vetëm gjatë vitit 2014 (6 482 kampionë) dhe mungesës së kiteve
dhe reagjentëve. Ky faktor i fundit ka përcaktuar gjatë vitit, numrin e ulët të
analizave në nivel të ISUV-it, shkallën e realizimit të planeve të monitorimit,
si edhe shkallën e realizimit të objektivave të planifikuar në nivel
departamenti dhe specialisti. Numri i kampionëve të analizuar gjatë vitit, i
parë si raport të përbërësve të tij, 25% e kampionëve janë të lidhur me sigurinë
ushqimore dhe 75% me shëndetin e kafshëve. Në krahasim me vitin 2014, gjatë
2015-ës numri i kampionëve të analizuar për sigurinë ushqimore është 6% më i
madh (nga 4 446 në 5 057); ndërkohë që ky numër ka rënë ndjeshëm, 42% për shëndetin
e kafshëve (17 383, nga 42 361)

 

Rastet
Alert (kampionët jokonformë dhe pozitivë)

 

Jjanë 2%
te siguria ushqimore dhe 11% te shëndeti i kafshëve. Këta shifra janë më të
ulëta në krahasim me 2015-ën. Për sigurinë ushqimore ata janë ulur nga 5%, në
2% dhe për shëndetin e kafshëve nga 15%, në 11%. Trendi në ulje te të dyja
fushat e operimit lidhet kryesisht me strukturën e planeve të monitorimit në vitin
2014 në raport me 2015-ën. Te siguria ushqimore pozitiviteti i lartë, si
faktori kryesor është shkaktuar nga zbatimi i planit të monitorimit të
qumështit të papërpunuar, ku pozitiviteti ishte shumë i lartë: 44,1% (Raporti vjetor
2014). Në 2015-
ën,
ky plan nuk është kërkuar të zbatohet nga ana e Ministrisë. Te shëndeti i
kafshëve ai lidhet me monitorimin e epidemisë së “gjuhës blu” në 2014-ën. Nëse analizojmë
rastet pozitive sipas planeve të zbatuara, kemi një ulje të ndjeshme të rasteve
jokonform të PKM-së së mbetjeve (nga
3,5% në 0,45%). Kjo ulje e ndjeshme është e lidhur me mungesën e kiteve dhe reagjentëve
në vitin në vijim, që ngushton shumë spektrin analitik, duke bërë të pamundur
analizimin e një numri të madh substancash të planifikuara. Ulja e rasteve
pozitive te PKM-Molusqe për këtë vit është i lidhur me uljen e rasteve pozitive
ndaj prezencës së E. Choli-it, që
është një indikator higjienik dhe që tregon një ulje të ndotjes në zonat e
prodhimit (gjetja e faktorëve të kësaj uljeje kërkon një studim të veçantë). Faktor
tjetër është edhe mosanalizimi i biotoksinës së DSP-së, e cila nga provë
biologjike ka kaluar në aparaturë (LC/MS/MS) dhe nuk është zhvilluar ende si
metodë në vitin 2015. Rastet pozitive nga kampionët e ardhur nga AKU-ja janë
rritur gjatë vitit, nga 2,6% në 4%. Rastet pozitive nga kampionët e autokontrollit
kanë pësuar një ulje të lehtë, nga 2,6 në 2,1. Për sa i përket aktivitetit
analitik të ISUV sipas kategorive të analizave të kryera, 53% (17 429) e
analizave janë zyrtare. Analizat e autokontrollit kanë përbërë 47% të analizave
të kryera. Sipas fushave të operimit, për shëndetin e kafshëve ky raport është
60% zyrtare me 40% autokontroll, ndërkohë që te siguria ushqimore, raporti
është më i ulët. Analizat zyrtare përbëjnë vetëm 55% të analizave të kryera.

 

Krahasim
punësh, zgjidhjesh e arritjesh

 

Analizat
zyrtare të shëndetit të kafshëve janë ulur me rreth 20%, ndërkohë që te siguria
ushqimore janë rritur me 5% (nga 40% në 45%). Trendi i madh i uljes te shëndeti
i kafshëve në 20% është i lidhur me numrin e ulët të planeve monitoruese të
miratuara nga shërbimi veterinar për 2015-ën, si dhe ndjekjen e ulët të
shpërthimeve epidemike. Ndikim shumë të madh ka edhe mungesa në reagjent, kite,
që shprehet me uljen e numrit të analizave zyrtare në nivel të planeve
monitoruese të miratuara. Numri i analizave të kryera për periudhën 2013–2015
ka pasur ulje-ngritje të lidhura kryesisht me praninë ose jo të reagjentëve,
kiteve, standardeve dhe qelqurinave. Gjatë vitit, ISUV ka zbatuar gjithsej 8
plane kombëtare, ku 4 i përkasin sigurisë ushqimore (Tabela  4) dhe 4 shëndetit të kafshëve. Përqindja e
realizimit të planeve të sigurisë ushqimore është shumë e ulët, me përjashtim
të planit të miellit, që nuk zë peshë të rëndësishme. Për sa u përket planeve
kombëtare të shëndetit të kafshëve, realizimi i tyre është i lartë. Këtu
përjashtohet shkalla e realizimit të Anisakis sp. që është vetëm 28,3%. Kjo
shkallë e ulët e mosrealizimit lidhet me mosardhjen e mostrave nga AKU-ja. I
vetmi rreth që ka dërguar rregullisht mostrat e planifikuara është qarku i
Vlorës. Pavarësisht se po punohet intensivisht, mbeten detyrë emergjente,
problemet që lidhen me “monitorimin” e ulët të situatës, për një grup
sëmundjesh të rëndësishme (BSE, tuberkulozi, murtaja klasike e derrave, influenca
avjare, Pseudopesti, Virusi i Nilit perëndimor), ul ndjeshëm eficiencën e
shfrytëzimit të laboratorëve të shëndetit të kafshëve dhe vështirëson vlerësimin
dhe akreditimin e testeve të lidhura me to. Për sa i përket inspektimeve të AKU-së,
numri i kampionëve të ardhur është disi më i lartë krahasuar me vitin 2015.
Gjatë vitit, janë analizuar 691 kampionë. Pavarësisht kësaj rritje, ky numër
është shumë i kufizuar. Ai lidhet me mosplanifikimin në kohë të planit të
inspektimit nga ana e AKU-së , si dhe buxhetimit të ulët të tyre nga ana e
MBZHRAU-së. Siç shikohet pjesërisht edhe nga komentet e mësipërme, nga
problematikat kryesore që ka pasur ISUV janë: buxhetimi i ulët, mungesa e reagjent
kiteve nga mosrealizimi i tenderit, mungesa e buxheteve emergjente për dëmtimin
e aparaturave apo kërkesave të tjera të paparashikuara, mungesa e burimeve
njerëzore. Nga objektivat e planifikuar dhe të realizuar të ISUV-it ka qenë
thelbësor realizimi i shtrirjes së menaxhimit të cilësisë te të gjitha
departamentet dhe laboratorët e Institutit. Më 2014-ën, ai shtrihej plotësisht
vetëm në DMUMU dhe pjesërisht në DTMMC. Ngelet me një rëndësi të veçantë
ngritja e LIMS-it në DSHK. Ai do të mundësojë jo vetëm menaxhimin e
informacionit laboratorik dhe lehtësimin e praktikave të punës, por do të
ndryshojë tërësisht marrëdhëniet me institucionet dhe aktorët e ndryshëm, për sa
i përket kërkesës për shërbim dhe marrjes në kohë të tij. Një objektiv tjetër i
realizuar, që ka një rëndësi të veçantë në forcimin e kapaciteteve njerëzore,
ka qenë bashkëpunimi me institucionet akademike. Gjatë 2015-ës u nënshkruan
bashkëpunimet me Fakultetin e Shkencave, të Veterinarisë dhe atë të Agronomisë.
Nga ky bashkëpunim ka tashmë 11 specialistë të saj, që janë pedagogë të jashtëm
pranë këtyre 3 fakulteteve. Më 2015, Instituti ka pasur vetëm 3 pedagogë të
jashtëm. Gjatë këtij viti u akredituan 2 teste të reja: përcaktimi i
nikarbazinës në vezë dhe i pesticideve në vezë dhe qumësht.

 

Hallkat
e zinxhirit agro-ushqimor

 

1.      Hallkat
në zinxhirin ushqimor të testeve të kryera në ISUV, gjatë 2014 janë paraqitur
në figurën e mësipërme. Në hallkën e parë “Kafshët, bimët dhe akua-kultura”,
paraqitet:

2.      Analizimi
i kampionëve për produkte me origjinë bimore për praninë e pesticideve është
një risi e vitit 2014, pasi kontrolle të tilla nuk ishin bërë më parë në ISUV.
Siç shihet edhe nga figura, numri i kampionëve të analizuar është shumë i
vogël, për shkak se ISUV nuk ishte i përgatitur për të realizuar më shumë
kampionë pasi metoda e analizimit të tyre me GC-MS/MS u zhvillua për herë të
parë. Laboratorët kanë infrastrukturën, si dhe burimet njerëzore të nevojshme
për të përballuar një numër më të madh kampionësh. Raste alerti nuk kemi pasur.

3.      Kontrolli
i produkteve të kafshëve dhe akuakulturës, i cili ndahet në kontrollet kimike
dhe mikrobiologjike. Kjo pikë inspektimi është relativisht e mbuluar, gjë që
pasqyrohet me numrin e madh të kampionëve të analizuar për secilën nga
kategoritë. Për këtë kategori problem është dhe numri i lartë i rasteve alert
(për mikrobiologjinë 144 kampionë dhe 51 kampionë për mbetjet e medikamenteve
veterinare dhe kontaminantëve).

4.      Për
sa i përket analizave të ushqimeve për kafshë, analizat e kryera janë kimike
dhe mikrobiologjike. Numri më i madh i kampionëve është analizuar për mbetjet e
mykotoksinave në kuadër të Planit Kombëtar të Monitorimit të Mbetjeve në
Produktet me Origjinë Shtazore. Kjo është një pikë inspektimi e pambuluar, për
shkak të numrit të vogël të kampionëve të analizuar.

5.      Hallka
tjetër e zinxhirit ushqimor është “procesi i përpunimit”, ku janë analizuar
kampionë si në aspektin mikrobiologjik, ashtu edhe atë kimik, për treguesit
organo-shqisorë dhe fiziko-kimikë të produkteve ushqimore të përpunuara Ky
analizim kampionësh vjen në kryesisht në kuadër të analizave për autokontroll.
Kjo është një pikë inspektimi e mbuluar mirë. Rastet alert janë për analizat
mikrobiologjike (1,1%).

6.      Hallkë
e rëndësishme është monitorimi i “aditivëve” në produktet ushqimore, e cila nuk
mbulohet për mungesë të infrastrukturës së përshtatshme në laboratorët e
ISUV-it.

7.      Tregu”
në kuadër të kontrollit zyrtar (AKU) janë pranuar 246 kampionë dhe janë
realizuar 501 analiza mikrobiologjike. Nga totali i analizuar në kuadër të
akteve të inspektimeve zyrtare janë konstatuar dy raste jokonform (alert) sipas
Urdhrit 261/2009 e MBZHRAU.

8.      Problem
në zinxhirin ushqimor si pika inspektimi të pambuluara janë paketimet e
produkteve të ndryshme ushqimore, për të cilat ISUV-i nuk disponon
infrastrukturën e përshtatshme.